Ballina Aktualitet (VIDEO) KUVENDI MIRATOI RISHKIMIN E BUXHETIT, 35 MILIONË EURO PËR TË DËMTUARIT...

(VIDEO) KUVENDI MIRATOI RISHKIMIN E BUXHETIT, 35 MILIONË EURO PËR TË DËMTUARIT E VËRSHIMEVE

SHPËRNDAJE

Me qëndrime të ndara mes pushtetit dhe opozitës, Kuvendi miratoi rishikimin e buxhetit, me të cilin ka ndarë mbi 35 milion euro, për të dëmshpërblyer banorët e dëmtuar nga vërshimet e 6 gushit në Hasanbeg dhe rrethinë. Edhe në seancë plenare, deputetët e VMRO-DPMNE-së, shprehën qëndrimin se ky buxhet u kushtohet të dëmtuarve nga vërshimet, ndërsa nga LSDM, thanë që edhe pse do të mbështetin buxheti, nuk pajtohen që Qeveria ta bëjë dëmshpërblimin me para hua, ndërsa funksionerët të vazhdojnë luksin e tyre por edhe projektet joprofitabile.

“Ne jemi thellë të bindur se këto mjetet, rreth 40 milionë euro, të cilat janë shumë relativisht e madhe, mundej të sigurohen vetëm nga rezervat, përkatësisht nga mjetet që morrëm nga euoobligacioni të cilat ishin të parapara për vitin 2017. Më saktësisht, rreth 35 milojnë po tërhiqen nga këto mjete, nga rezerva dhe rreth 5 milionë duhej të tërhiqen nga një pjesë e ministrive, organe shtetërore dhe institucione”, deklaroi Kërsto Mukovski nga VMRO DPMNE.

“Në interes të qytetarëve nga rajonet e përmbytura do të japim votën për këtë rishikim, por për të gjitha cështjet e tjera mbetemi me qëndrime t ëndryshme dhe do të kërkojmë përgjigje nga të gjitha institucionet përgjegjëse, nga të gjithë përgjegjësit në këtë shtet dhe do të kërkojmë mbajnë përgjegjësi për atë që duhej por nuk e bënë kur ndodhi përmbytja më gjashtë gusht”, tha Marijanço Nikollov nga LSDM.

Edhe BDI dhe PDSH shprehën qëndrime tërësisht të kundërta për rishikimin e buxhetit. Ernad Fejzullahu deklaroi se rishikimi për të kompensuar dënimet bëhet vetëm pse jemi në prag të zgjedhjeve. Ndërsa Mervan Xhemaili u kundërpërgjigj se nga PDSH manipulojnë pasi deputetët e BDI kanë bërë aq sa munden.

“Të gjithë e kemi të qartë se kjo tragjedi ka edhe faktorin subjektiv dhe faktori subjektiv është kjo shumicë parlamentare që me prepotencë bën rrota, bën filharmoninë, bën fasada, bën përmendore, nuk është në gjendje të regullojë dy-tre kanal”, deklaroi Ernad Fejzullahu nga PDSH.

“Ne nuk kemi forcë që të parandalojmë katastrofa natyrore, që ndodhin, por ne jemi përpjekur që bashkarisht me ata qytetarë të ndajmë dhimbjen t’u ndihmojmë me të gjitha kapacitet që I ka vënë në dispozicion BDI nëpërmjet kuadrove të saj”, deklaroi Mirvan Xhemaili nga BDI.

Me rishikimin e dytë të buxhetit, qeveria parasheh të sigurojë rreth 36 milionë euro, për të kompensuar dëmet nga përmbyrtjet, përkatësisht parashihet 2.240 milionë denarë, si rezervë e përhershme, për tejkalimin e pasojave nga fatkeqësia natyrore. Me këtë rishikim, përkatësisht me sigurimin e mjeteve shtesë bëhet edhe revidimi i deficitit buxhetor në nivel 4% të BPV.

Mefail Ismaili /SHENJA/

Loading...