Ballina Aktualitet “Vërshimet”, Qeveria anashkalon zonat shqiptare

“Vërshimet”, Qeveria anashkalon zonat shqiptare

SHPËRNDAJE

Edhe pse e diel, ditë vikendi, në Stajkovcë pothuajse është angazhuar një makineri e tërë për të shtruar rrugët me asfalt të cilat u shkatërruan gjatë përmbytjeve të 6 gushtit. Shumë punëtor të Ndërmarrjes së rrugëve edhe sot ishin të angazhuar në punë ndërkohë që kamera e Alsat-M e dëshmon një gjë të tillë duke sjell në vijim pamjet e xhiruara gjatë ditës së sotme.

Fotografi e njëjtë nuk paraqitet edhe në Hasanbeg. Përveç makinave private, në këtë fshat nuk vërehet as edhe një mjet tjetër pune. Shumë rrugë kanë mbetur të shkatërruara dhe të paasfaltuara. Të njëjtat kanë mbetur nën mëshirën e autoriteteve të cilat sipas ankesave të banorëve të Hasabegut, punimet ndërtimore nuk realizohen në mënyrë të barabartë mes vendbanimeve të vërshuar.

Ndryshe nga kjo kreu i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski thekson se banorët e lagjes Hasanbeg të Shkupit rrugët e reja do t’i fitojnë pasi të kalojnë procedurat e tenderimit që mund të zgjasin edhe 2 muaj. Trajanovski shprehet se tenderë nuk do të ketë për rrugët që do t’i shtrojnë ndërmarrjet shtetërore. Sipas tij në dy ditët e ardhshëm duhet të bëhet ndarje se cilat rrugë do t’i shtrojnë ndërmarrjet shtetërore, e për cilat do të shpallet tender.

“Bëhet ndarje e rrugëve që do t’i shtrojë ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë”, cilat ndërmarrja “Rrugë dhe rrugica”, për cilën tender do të shpallë Komuna e Gazi Babës dhe ato para nëse nuk shpenzohen sivjet do të transferohen në llogari dhe do të shfrytëzohen vitin e ardhshëm”, tha Koce Trajanovski, kryetar i Shkupit.

Trajanovski premtoi se ditët në vijim duhet të fillojë edhe rindërtimi i rrugës Alija Avdoviq e cila është edhe një nga rrugët më të rëndësishme në Hasanbeg, ndërsa është arteria kryesore për fshatrat tjera. Megjithatë nuk tha saktësisht se sa rrugë kryesore dhe më të vogla do të rindërtohen në lagjen Hasanbeg të Shkupit.

Verica Pavlloska

Loading...