Ballina Sport Trajneri i Spanjës i druhet përballjes me Shqipërinë

Trajneri i Spanjës i druhet përballjes me Shqipërinë

SHPËRNDAJE

Julien Lopetegui: Një skuadër shumë kërkuese

Trajneri i kombëtares spanjolle, Julien Lopetegi është shprehur se skuadrën e tij e presin dy ndeshje shumë të forta kundër Italisë dhe Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit 2018. Sipas teknikut, skuadra kuqezi është e fortë dhe shumë kërkuese.

Fitorja 8-0 kundër Lihtenshtejnit shpërbleu menjëherë pritshmëritë që e shohin Spanjën si favorite në Grupin G eliminator të Botërorit 2018, ku bën pjesë edhe kombëtarja shqiptare.
Gjithsesi, kundërshtari i parë për formacionin spanjoll konsiderohet si më i dobëti në grup dhe për këtë arsye trajneri Julien Lopetegui pret që gjërat të vështirësohen në dy përballjet e muajit tetor.
Në fillim Spanja do të luajë në transfertën kundër Italisë, ndërsa më 9 tetor do të zbresë në “Loro Boriçi” të Shkodrës për ndeshjen me Shqipërinë.
“Jam i kënaqur për mënyrën se si nisëm rrugën drejt Botërorit 2018. Por tani gjërat bëhen më të komplikuara. Do të luajmë dy ndeshje në transfertë, ndaj dy rivalëve të fortë dhe shumë kërkues”, ka thënë trajneri i kombëtares së Spanjës.
Julien Lopetegui ka folur edhe për grupin, duke e cilësuar atë si të ekuilibuar.
Menjëherë pas hedhjes së shortit, Spanja dhe Itali shihen si dy skuadrat që do të vendosin për vendin e parë, që jep edhe biletën e vetme të kualfikimit direkt në finalet e Botërorit 2018.
Dy gjigandët e futbollit u nisën me fitore në ndeshjet e para, ashtu si Shqipëria, që mundi me rezulatrin 2-1 Maqedoninë.
Përpara se të përballet me Spanjën, kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e dytë të Grupit G më 6 tetor në fushën e Lihtenshtejnit. Objektivi I Xhani De Biazit dhe të besuarve të tij është që rikthimi në “Loro Boriçi” për sfidën kundër formacionit iberik t’i gjejë me pikë të plota.