Ballina Bota Tjetër video shokuese nga ISIS/ Djali flokëverdhë ekzekutuesi i ri pengjeve! (VIDEO+18)

Tjetër video shokuese nga ISIS/ Djali flokëverdhë ekzekutuesi i ri pengjeve! (VIDEO+18)

SHPËRNDAJE

Një video e re shokuese e publikuar nga ISIS tregon një djalë të mitur me flokë të verdhë e fytyrë engjëllore, që mban një armë në dorë dhe detyrohet të ekzekutojë një nga pengjet e ISIS me gjakftohtësi. Sipas Daily Mail, videoja 15-minutëshe mendohet të janë regjistruar kohët e fundit në Mosul, territor që ushtria irakiane shpreson t’ja heqë ISIS-it nga duart. Videoja ka titullin: “Nëse kthehesh, do kthehemi 3” është publikuar të hënën dhe tregon për sulmet ajrore. Kulmi i videos është momenti kur djalit biond, të veshur me uniformë ushtarake, që mendohet të mos jetë më shumë se 10-vjeç, i japin në dorë një pistoletë dhe e inkurajojnë të qëllojë pas koke të burgosurin e veshur me rroba portokalli, të cilin e paraqesin si një spiun. Kohët e fundit ekstremistët e ISIS-it shfrytëzojnë fëmijët për propagandë edhe si vetëvrasës me bomba. Mujain e kaluar ata publikuan një tjetër video ku 5 djem, që mendohet se ishin nga Britania, Egjipti, Turqia, Tunizia dhe Uzbekistani ekzekutonin të burgosurit.

 

Loading...