Ballina Bota Tjetër episod misterioz që ngre dyshime për shëndetin e Hillary Clinton

Tjetër episod misterioz që ngre dyshime për shëndetin e Hillary Clinton

SHPËRNDAJE
Videoja e pak ditëve më parë ku Hillary Clinton humbiste ndjenjat bëri xhiron e botës dhe shumë ngritën dyshime nëse ajo është në gjendje të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, një tjetër episod jo shumë i këndshëm ka ndodhur dje, përcjell Tema.
Mediat amerikane shkruajnë se Clinton mund të ketë ende probleme.
Shkak për këto hamendësime ishte një event i djeshëm, ku politikanët rrallë heqin dorë.
Bëhej fjalë për një takim për mbledhje fondesh.
Ishte organizuar një dreke me biznesmenë dhe njerëz të rëndësishëm, ku pjata për një person kushtonte 100 mijë dollarë.
Por çuditërisht Clinton e ka anuluar pa dhënë asnjë shpjegim.
Probleme shëndetësore sërish, apo tjetër arsye? Stafi i saj nuk ka reaguar ende zyrtarisht.
Loading...