Ballina Aktualitet “Thesari”, PSP: U keqpërdoren mbi 860 mijë euro

“Thesari”, PSP: U keqpërdoren mbi 860 mijë euro

SHPËRNDAJE

Në hetimin e ri të Speciales me emrin “Thesari” të dyshuar janë tre persona udhëheqës në DSK dhe një në MPB. Prokuroria Speciale konsideron se këta persona kanë marrë nga buxheti mbi 862 mijë euro për pasurim personal. Me çmime jo reale kanë furnizuar pajisje elektronike komunikuese për MPB-në përmes ndërmarrjes “Finzi”. Prokuroria Speciale nuk shpalosi identitetin e të dyshuarve, por në opinion menjëherë filluan spekulimet se bëhet fjalë për ish kryeshefat e DSK-së dhe Drejtorisë së pestë. Dëshmitë e Prokurorisë Speciale bëjnë të ditur se tre të dyshuarit kanë furnizuar pajisje nga ndërmarrja “Finzi” dhe jo drejtpërdrejtë nga Britania e Madhe.

“Pasi që personi juridik “Finzi” në Shkup ka kryer importin e pajisjes nga personi juridik nga Britania e Madhe dhe nga ana e këtij personi juridik me importin janë dorëzuar edhe faturat për pajisjen deri tek “Finzi” me shumë të përgjithshme prej 89 milion e 322.845 denarë, ose 1 milion e 452 mijë e 403 euro, pajisjen e njëjtë “Finzi” Shkup e ka ri-faturuar ndaj MPB-së me shumë të përgjithshme prej 124 milion e 293 mijë e 233 denarë me TVSH ose 2 milion e 21 mijë e 28 euro, dhe kështu ia ka rishitur pajisjen MPB-së”, deklaroi Fatime Fetai, Prokuroria Speciale.

Kontrata, sipas PSP-së, është shoqëruar edhe me dy anekse që janë realizuar me urdhër gojor të dyshuarit të parë dhe të dytë. Aneksi i dytë me “Finzin” është dakorduar kur drejtor i ndërmarrjes ka qenë Kosta Kërpaç, për të cilin ende nuk është e qartë nëse ishte vetëvrarë ose vrarë në banesën e tij. Ky plotësim i kontratës ka qenë prej 56 mijë euro, por MPB-ja ka vendosur që “Finzit” t’i paguaj pesëfish më shumë.

ja-kur-do-t-euml-filloj-me-pun-euml-katica-janeva_hd-780x439

“Ekziston dyshim i bazuar se pajisja nga kontrata themelore dhe anekset ka qenë jofunksionale, për shkak të vjetërsisë harduere dhe softuere, dhe afat tërësisht të skaduar të licencave, por kjo nuk ka qenë pengesë me shkresë të kërkohet nga personi juridik “Finzi” të vazhdojë mirëmbajtjen e pajisjes së tillë. Ndryshe, nga dëshmitë rezulton se nga aspekti i kontabilitetit kjo pajisje në MPB është evidentuar me vlerë prej një denar, ndërsa kontrata për mirëmbajtje është përafërsisht 30 mijë euro në muaj”, u shpreh Fatime Fetai, Prokuroria Speciale.

Për rastin “Thesari” Prokuroria Speciale ka siguruar informacione nga dëshmia e të ndjerit Kosta Kërpaç i cili humbi jetën në mënyrë misterioze.

“Dëshmitari, tashmë i ndjeri Kosta Kërpaç siguroi informacione si për këtë lëndë ashtu edhe për lëndët tjera. Për shkak të fshehtësisë së procedurës për lëndët tjera, të dhëna mund të japim vetëm për këtë lëndë”, tha Lençe Ristovska, Prokuroria Speciale.

Ekipi i Janevës paralajmëroi se nga Gjykata do të kërkojnë ngrirjen e përkohshme të pasurisë së të dyshuarve. Nuk njoftuan nëse do të kërkojnë që t’u shqiptohet masa e paraburgimit.

Bojan Stojanovski