THËNIET E TË MËDHENJVE / Urtësia e pagabueshme e Konfuçit

Jeta është në të vërtetë e thjeshtë, por ne këmbëngulim që ta bëjmë sa më të ndërlikuar Nuk ka rëndësi sa ngadalë ecën, sa kohë që n...


Jeta është në të vërtetë e thjeshtë, por ne këmbëngulim që ta bëjmë sa më të ndërlikuar
Nuk ka rëndësi sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh
Vullneti për të fituar, dëshira për të patur sukses, nevoja për të arritur potencialin tënd të plotë… këta janë çelësat që do të të hapin derën drejt përsosmërisë personale
Lavdia jonë më e madhe nuk qëndron në faktin që nuk rrëzohemi, por në faktin që ne ngrihemi, çdo herë që rrëzohemi
Zgjidh një punë që e dashuron vërtetë, dhe kështu nuk do të të duhet të punosh gjithë jetën
Kur është e qartë se objektivat nuk mund të arrihen, mos përshtat objektivat, por përshtat hapat që do të ndërmarrësh
Cdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë e shohin
Unë dëgjoj dhe harroj. Unë shoh dhe kujtoj. Unë bëj dhe kuptoj
Të jesh i ndërgjegjshëm për atë që di dhe atë që nuk di: kjo është urtësia e vërtetë
Eshtë e lehtë të urresh dhe është e vështirë të dashurosh. Kështu funksionon e gjithë skema e gjërave. Të gjithë gjërat e mira arrihen me vështirësi; dhe gjërat e këqia i arrin me lehtësi
Heshtja është një mik i mirë, që nuk të tradhëton asnjëherë
Sa më shumë që njeriu mendon gjëra të mira, aq më e mirë do të jetë bota e tij dhe bota në përgjithësi
Njeriu superior mendon gjithmonë për virtytin; njeriu i zakonshëm mendon për rehatinë
Më besoni, mosha e madhe është gjë e mirë dhe e pëlqyeshme. Eshtë e vërtetë që të shtyjnë pak e nga pak nga qendra e skenës, por pastaj ti zë një vend shumë të rehatshëm, në reshtin e parë, si spektator
Kur të mbërthen zemërimi, gjithmonë mendo pasojat
Ai që mëson, por nuk mendon, është i humbur! Ai që mendon, por nuk mëson, është në rrezik të madh!
Forca e një kombi buron nga integriteti i shtëpisë
Në një vend të qeverisur mirë, varfëria është një gjë që duhet të të turpërojë. Në një vend të qeverisur keq, pasuria është një gjë që duhet të të turpërojë.

Related

Aforizma 8404385957330539694

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item