Ballina Aktualitet Thaçi zhvilloi takim me Drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar, Kris Henshou

Thaçi zhvilloi takim me Drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar, Kris Henshou

SHPËRNDAJE

Partia Demokratike Shqiptare në një komunikatë për media njofton se kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi, ka realizuar takim me Drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Chris Henshaw.

‘Thaçi njëkohësisht u shpreh se Partia Demokratike Shqiptare do të jep kontribut maksimal në përshpejtimin e proceseve integruese, si dhe kërkoi dialog serioz për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura dhe me interes për shqiptarët në Maqedoni, mohimi i të cilave e pamundëson ushtrimin e demokracisë së vërtetë në vend dhe minimizon gjasat e anëtarësimit të vendit në strukturat euroatlantike.

Gjithashtu në takim u diskutuan edhe format e bashkëpunimi konkret mes PDSH-së dhe NDI-së në sferat e trajnimeve të ndryshme dhe këshillave që i ofron ky institut’, thuhet në komunikatë.