Ballina Kryesore Tensione dhe pakënaqësi në BDI pas “bombave” të reja në rrjetet sociale

Tensione dhe pakënaqësi në BDI pas “bombave” të reja në rrjetet sociale

SHPËRNDAJE

Pas publikimit të përgjimeve të fundit nëpërmjet disa faqeve në rrjetet sociale kanë shpërthyer tensione dhe pakënaqësi në BDI.

Kjo situatë pranohet edhe nga anëtarë të saj të cilët nuk flasin hapur për atë që është krijuar në BDI.

“Përgjimet janë goditje e rëndë, pasi që ato u dëgjuan nga mijëra njerëz dhe janë bërë hit. Disa nga njerëzit që flasin aty sigurisht se nuk do të jenë në listat prioritare partiake,  si për deputet ashtu edhe për të udhëhequr partinë. Edhe reforma e thellë nuk dij se a do ta reformoj këtë parti, pasi që Ahmeti është protagonisti i përgjimeve, që me qëllim të caktuar u lëshuan në këtë kohë,” theksoi për INA një burim i kësaj partie.

Në bisedat e publikuara nga disa faqe anonime në facebook, dëgjohen biseda të Ahmeti me Musa Xhaferin, por edhe bisedave të funksionarëve të tjerë, të cilat po hetohen nga Prokuroria se nga ku kanë rrjedhur. (INA)