Ballina Shëndeti Të gjitha të vërteta! 9 mënyra të provuara për të përmirësuar jetën...

Të gjitha të vërteta! 9 mënyra të provuara për të përmirësuar jetën tuaj

SHPËRNDAJE
  1. Pini më shumë ujë

Uji është jetik për trurin tonë dhe për funksionimin e sistemit nervor! Në qoftë se jeni të dehidratuar, qoftë edhe fare pak (edhe 1%), ka më shumë shanse të pësoni një rënie në arsyetim, vëmendje, kujtesë dhe gjuhë.

2. Shprehni mirënjohje

Qoftë nëse është një telefonatë vlerësimi, lule surprizë, apo një lutje e thjeshtë për të nxjerrë energji pozitive drejt të dashurve tanë, mirënjohja na ndihmon ta shohim botën ndryshe, dhe na lejon të bëhemi më të hapur.

3. Zgjohuni me Diellin

Zgjohuni me rrezet e para të diellit dhe përpiquni që punët tuaja më të rëndësishme t’i keni mbaruar para orës 11. Plus, studimet kanë treguar se ata që zgjohen herët janë më proaktivë, që do të thotë se kanë shanse më të mira për punë, performancë më të mirë në punë, dhe ju lejon gjithashtu të përmirësoheni në minimizimin e problemeve.

4. Falni

Ndonjëherë ne bëhemi egoja jonë dhe harrojmë të heqim barrën nga shpatullat. Ky bllokim i vetvetes na pengon që të ecim përpara, si dhe na dëmton aftësinë ton për të krijuar marrëdhënie të gjata e të qëndrueshme. Falni sa më shumë, jo vetëm të tjerët, por dhe veten tuaj.

5. Organizohuni

Një hapësirë e pastër dhe e organizuar do të krijojë edhe një organizim të përsosur në kokën tuaj. Më pak është me të vërtetë më shumë, dhe sapo ju pikasni gjërat që janë të domosdoshme, do të hiqni menjëherë ato që janë të panevojshme e që nuk ju përkasin.

6. Dini kur të flisni, dini kur të heshtni

Dëgjoni instiktin tuaj dhe mendoni këtë: nëse flisni, do e ndryshoni vërtetë personin e vrazhdë, që nuk i pushon goja, që të bëhet njeri më i mirë, apo mos vallë kjo do të shkaktojë një kundërpërgjigje të padëshirueshme. Ndoshta më mirë të heshtni? Dëgjojeni instiktin.

7. Ditar

Thjeshtë akti i mbajtjes së një ditari ka aftësinë të ndryshojë jetën tuaj duke ju ofruar qartësi dhe organizim, që nga ana e vet, ju ndihmon të manifestoni ëndrrat dhe dëshirat tuaja, e në të njëjtën kohë lejon që emocionet negative të kalojnë mespërmes tyre, pa u shndërruar në një pengesë të përhershme.

8. Eleminoni energjitë negative

Hapësira juaj është e shenjtë. Duhet të mbroni me forcë territorin tuaj. Mos lejoni energji dhe persona negativë të hyjnë në hapësirën tuaj. Në fund të ditës, hapësira dhe mirëqenia juaj është gjithë sa keni.

9. Kushtoni vëmendje

Kushtojini vëmendje gjithë gjërave të bukura që ndodhin përreth jush. Vëreni shprehjet e fytyrës së njerëzve, gjestet. Vini re sa e bukur është pema në oborr, sa bukur tingëllon fëshfërima e gjetheve në një mbrëmje me shi. Vini re se si shija e një domateje të pjekur shpërthen në gojën tuaj sapo e kafshoni. Shndërrojini në romantikë gjithë momentet tuaja. Përqafoni detajet. Përpiquni të mos humbni shumë nga jeta. / www.bota.al