Ballina Aktualitet Studimi, më shumë vdekje të shtunave; e hëna, ditë e zezë për...

Studimi, më shumë vdekje të shtunave; e hëna, ditë e zezë për infarktin

SHPËRNDAJE

Dita e javës, ku njerëzit vdesin më shumë është e shtuna, para së gjithash për shkak të aksidenteve me makinë, ndërsa e hëna është “dita e infarkteve” dhe e diela, ajo e armëve të zjarrit dhe vdekjeve nga overdoza.

Kështu del nga një studim i publikuar në “Livescience” të bërë nga të dhënat e ‘Cdc’ (Centers for disease control and prevention) amerikane.

Ekspertët kanë analizuar vdekshmërinë në SHBA nga viti 1999 deri në 2014-ën, duke verifikuar shkaqet për rreth 39 milionë të vdekur.

Sipas studimit, diferencat e numrit të vdekjeve nuk duken shumë të larta në ditë të ndryshme të javës: vetëm e shtuna, është në “epërsi” të lehtë me 5.7 milionë të vdekur kundrejt një mesatareje prej 5.6 milionë në ditë të tjera.

Stresi i së hënës për shembull, duket se ka favorizuar infarktet në zemër, numri i të cilave është i lartë edhe të martën, ndërsa arrin pikën më të ulët të enjten.

Të shtunën janë verifikuar 42 mijë vdekje për shkak të aksidenteve rrugore, ndërsa në dy ditët e para të javës, numri ka mbetur më pak se 30 mijë. “Çdo fundjavë ka numra të lartë për aksidentet, – nënvizojnë autorët, – me të shtunën në vend të parë, të ndjekur nga e diela dhe e premtja”.