Ballina Shëndeti Studim-A po sëmuren fëmijët nga lodrat plastike?

Studim-A po sëmuren fëmijët nga lodrat plastike?

SHPËRNDAJE

Lodrat e një fëmije mund të paraqesin një rrezik të madh shëndetësor për ta, për shkak të shtimit të sëmundjeve infektive, kanë paralajmëruar ekspertët.

Viruse të caktuara, si gripi, mund të mbijetojnë në sipërfaqen e lodrave për një kohë të mjaftueshme sa të përbëjnë një shqetësim në rast ekspozimi, këshillon një kërkim i ri.

Një studim i ri rekomandon se lodrat plastike dhe të përbashkëta të fëmijëve mund të mbartin viruse që shkaktojnë sëmundje, disa orë pasi ato janë lënë diku dhe kjo mund të ndikojë negativisht te shëndeti i fëmijëve

Ekspertët kanë testuar se sa gjatë mund të mbijetojë një virus në një lodër plastike fëmijësh që është freksibël (e butë), për shembull një bretkosë.

Autori kryesor i studimit, Richard Bearden II nga Universiteti Shtetëror i Xhorxhias, tha: “Njerëzit nuk e mendojnë vërtet se si mund të arrijnë të marrin viruse nga objekte jo të gjalla”.

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu eliminimin e lodrave të fëmijëve në mjediset ku ata presin në pediatri. Një plan dekontanimi duhet të përfshihet gjithashtu për dorezat e dyerve, butonat e ashensorit dhe sipërfaqe të tjera që preken shpesh nga shumë njerëz. Ky studim  u publikua në Revistën Pediatrike të Amerikës.

Loading...