Ballina Aktualitet SOT GJYKIMI PËR ‘GRUPIN E KUMANOVËS’ I HAPUR PËR OPINIONIN

SOT GJYKIMI PËR ‘GRUPIN E KUMANOVËS’ I HAPUR PËR OPINIONIN

SHPËRNDAJE

Javën e kaluar përfundoi marrja në pyetje e dëshmitarëve të mbrojtur në gjykimin e rastit “Lagjja e Trimave” dhe sot ky gjykim është i hapur për opinionin. Gjyqi do të vazhdojë në Sallën e Madhe të seancës dëshmuese të Gjykatës së Lartë.

Për rastin e Kumanovës, 37 persona akuzohen për veprën terrorizëm. Më 12 maj të vitit të kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë të Maqedonisë, ku u vranë 20 persona prej të cilëve 8 ishin policë dhe 12 të tjerë nga grupi i armatosur. /SHENJA/