Ballina Të tjera Arsimi Skandal! Tekstet shkollore si muhabet Facebook-u: Mirela, e dashura e Bertit është...

Skandal! Tekstet shkollore si muhabet Facebook-u: Mirela, e dashura e Bertit është “dreqi vetë”

SHPËRNDAJE

Ndërsa është vetëm java e parë e shkollës, skandali me tekstet mësimore vijon të ekzistojë, sikurse edhe vitin e shkuar. Këtë herë gafa e parë është kapur në tekstin “Gjuha Shqipe dhe Letërsia” për klasën e 12-të.

Është me të vërtetë turpëruese ajo që shkruhet në këtë libër, i cili duhet të japë dije dhe të aftësojë sa më shumë nxënësit për përballjen e tyre në vijim me dijet e tjera që pritet të marrin.

Tekstit është kthyer në një “muhabet Facebook-u” me “ajfon dhe të dashurën e Bertit”. Ndoshta ministria e Arsimit ka dashur të modernizojë sadopak sistemin arsimor, por a është normale një gjë e tillë?

A mund t’i thuash studentit të portretizojë apo kthejë në një skicë komike një bisedë mes dy të rinjsh për të dashurat e tyre, ku njëri është “dreqi vetë” e që për më tepër shkruhet në mënyrën më të keqe të mundshme në një libër të gjuhës shqipe?

Kjo është për të vënë duart në kokë!

Loading...