Ballina Aktualitet Shuma milionëshe për projektin “Shkupi 2014”

Shuma milionëshe për projektin “Shkupi 2014”

SHPËRNDAJE

Projekti “Shkupi 2014” vazhdon edhe në vitin 2017. Me propozim/ buxhetin e ri për vitin e ardhshëm janë paraparë 2,1 milionë euro për rindërtimin dhe mbindërtimin e ndërtesës së Ministrisë së transportit dhe lidhjeve. Mbi 3,4 milionë euro do të shpenzohen për sheshin “Skënderbeu”. Afatet për këto dy objekte që do të jenë në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, tanimë janë tejkaluar. Sheshi “Skënderbeu” sipas paralajmërimeve të para, duhej të ishte gati para 2 viteve.

“Fasada e re prej baroku e Ministrisë së transportit dhe lidhjeve duhej të ishte gati në vitin 2013. Por, punimet ndërtimore ende zgjasin. Në çdo buxhet gjatë pesë viteve të kaluara, duke përfshirë edhe këtë të vitit 2017 ndahen mjete për rindëritmin dhe mbindërtimin e ndërtesës së kësaj Ministrie”.

14482037_1587944621511309_5800538820000612352_n

Sipas një pjese të ekonomistëve, vazhdimi i projektit “Shkupi 2014” edhe vitin e ardhshëm, tregon se Qeveria nuk kujdeset për atë që në mënyrë strategjike t’i planifikoj nevojat e shfrytëzuesve buxhetor, por i ka vënë qëllim vetvetes sipas nevojave të saja.

14359551_176520662788518_379650546048434176_n

“Është një fakt që është vërtetuar në mënyrë empirike se këto para që në projektin e famshëm “Shkupi 2014” normalisht se e fryjnë rritjen ekonomike. Por, ka një fakt empirik që bën të ditur se multiplikatorët nga sektori ndërtimor janë negativ. Kjo do të thotë se nuk ekziston efekt multiplikativ nga kjo për në të ardhmen, këto nuk sjellin produktivitet ose rritje të ardhshme të potencialit të PBV-së, e as që e rritin potencialin për vlerën e ardhshme të shtuar në Maqedoni”, u shpreh Marjan Nikollov- Qendra për analiza ekonomike.

14369178_1097501943618310_4261040928422100992_n

Vlera e projektit “Shkupi 2014” nga paralajmërimet e para prej 80 milionë euro në vitin 2007, u rrit në 650 milionë euro. Përveç objekteve që janë pjesë e projektit “Shkupi 2014”, vitin e ardhshëm nga arka e shtetit do të shpenzohen 733 mijë euro për rindërtimin e ndërtesave të organeve qeveritare dhe 12,3 milionë euro për ndërtesa administrative të organeve shtetërore.

Sonja Jankovska