Shpërthejnë akuzat për korrupsion ndaj Presidentit të Iranit

Në mediat iraniane janë shtuar shumë raportet për rastet e korrupsionit. Të mërkurën është raportuar që një drejtues i fondit të financa...


Në mediat iraniane janë shtuar shumë raportet për rastet e korrupsionit. Të mërkurën është raportuar që një drejtues i fondit të financave në Ministrinë e Arsimit së bashku me gruan dhe fëmijët e tij është arrestuar. Komisioni i sunduar nga deputetët konservatorë për luftimin e korrupsionit ka kumtuar se bëhet fjalë për përvetësimin e rreth 200 milionë euro.

Lajmi festohet nga konservatorët. Mediat konservatore raportojnë gjerësisht për rastet e këtilla të korrupsionit në kabinetin qeveritar të liberalit Hassan Rohani. Mendohet se kjo qeveri ka shpërdoruar shuma marramendëse prej heqjes së sanksioneve.

“Zbulimet e këtilla ndërlidhen gjithmonë me qendrat e ndryshme të pushtetit në Iran. Nuk ka institucione të pavarura, të cilat e kontrollojnë qeverinë apo administratën qeveritare. As mediat nuk janë të pavarura. E të mos flasim për drejtësinë”, mendon analisti Taghi Rahmani, në bisedë me DW.

Gazetari iranian i ka kaluar 15 vjet pas hekurave, ndërsa tani jeton ekzil, në Paris. Në këto lajme ai sheh një fushatë të gjërë kundër presidentit Rohani.

Një nga më të besueshmit

Kritikat për korrupsion kanë arritur ndërkohë edhe vetë presidentin. Vëllai i Rohanit Hossein Fereydoun dyshohet se është përfshirë në biznes të paligjshëm, po ashtu dhe këshilltari i presidentit. Presidenti e ka ndërruar emrin e tij, kur i ka filluar studimet e teologjisë. Rohani do të thotë klerikë.

Edhe vëllai më i vogël i tij është politikan. Sipas informacioneve të portaleve, Hossein Fereydoun ka bërë manipulime të shumta që nga koha e ish-presidentit Ahmadinejad dhe ka përfituar shumë në kohën e sanksioneve.

Hossein Fereydoun ka influencuar vendime të rëndësishme në ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë. Ministri i Ekonomisë, Ali Tayebnia është ftuar në parlament të përgjigjet ndaj akuzave. Nëse përgjigjet nuk janë të kënaqshme, do ta thërrasim edhe presidentin, bëjnë të ditur deputetët. Presidenti është përgjegjës për aktivitetet e vëllait, thotë ata. Rohani nuk është presidenti i vetëm në Iran, i cili e ka marrë në presidencë vëllain e tij. Këtë e e kanë bërë edhe të tjerët.

“Kush ka një vëlla të korruptuar, ai edhe vetë është i korruptuar”

Gardat e revolucionit janë pjesa qendrore e forcave konservatore në Iran. Paralelisht me këtë, ato kanë edhe një influencë shumë të madhe në ekonominë iraniane. Para Rohanit, garda ka pasur një raport shumë të mirë me bankat. Duket se kjo po ndryshon.

Rohani e ka kritikuar shpesh gardën. Ai ka premtuar një fushatë më të gjerë kundër korrupsionit, por ai vet nuk mund ta luftojë korruspionin. Korrupsioni në Iran është sistematik, vlerëson docenti Rahmani në Universitetin Paris- Descartes.

“Tani është përmirësuar pak pozita e korrupsionit, nga 144 (në vitin 2013) në 130 në vitin 2015. Por për një luftim të denjë të korrupsionit, kërkohen aksione të koordinuara mirë me autoritetet e tjera. Ndërkohë që drejtësia nuk do të bashkëpunojë, sepse ajo udhëhiqet nga qarqet fetare konservatore. “Ai që ka një vëlla të korruptuar, është edhe vetë i korruptuar”, beson Rahmani.

/DW/

Related

Top Lajm 7923980781282934626

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item