Ballina Kuriozitete Shkenca zbulon tipin e mashkullit, të cilit femrat nuk i rezistojnë dot

Shkenca zbulon tipin e mashkullit, të cilit femrat nuk i rezistojnë dot

SHPËRNDAJE

Është e zakonshme që një mashkull me pamje të thjeshtë, që di të sillet me vetëbesim është më i suksesshëm me femrat se sa një mashkull shumë i pashëm.

Dhe tashmë kjo ka një shpjegim. Një studim i publikuar në ‘Psychological Science’ ka treguar se meshkujt, pamja e të cilit është larg standardeve të bukurisë, por që janë më të sigurt në marrëdhëniet e tyre me femrat, janë më të suksesshëm se meshkujt me bukuri të theksuar fizike.

Ky studim përfshiu 96 meshkuj dhe 103 femra të cilat morën pjesë në takime të shpejta, ku secili pjesëmarrës kaloi tre minuta duke folur me tjetrin. Rezultati tregoi se meshkujt që besonin se ishin më tërheqës nga ç’ishin në të vërtetë, dukeshin vërtetë më tërheqës për femrat. Dhe, ky vetëbesim ishte çelësi i suksesit të takimit.

Përveç kësaj, studimi tregoi se njerëzit që janë më pak të shqetësuar për pamjen e tyre fizike nuk janë vetëm më të suksesshëm me femrat, por edhe më të suksesshëm për të rritur fëmijët të sigurt në vetvete. Gjithashtu, sipas studimit rezultoi se meshkujt më tërheqës fizikisht janë më të prirur drejt mashtrimit.

Kështu pra, gratë preferojnë djemtë të sigurt dhe zemërmirë pamja e të cilëve është larg stereotipave të bukurisë – tashmë e provuar shkencërisht.

Loading...