Ballina Kronika SHBA, dënohet “hacker”-i kosovar që i dha të dhëna Shtetit Islamik (VIDEO)...

SHBA, dënohet “hacker”-i kosovar që i dha të dhëna Shtetit Islamik (VIDEO) (FOTO)

SHPËRNDAJE

Një pirat kompjuterik me shtetësi kosovare, i cili ndihmoi Shtetin Islamik duke u dhënë emrat e mbi 1.000 punonjësve qeveritarë dhe ushtarakë të Shteteve të Bashkuara, si objektiva të mundshëm për xhihadistët, është dënuar me 20 vite burgim.

Ardit Ferizi, 21-vjeçari i lindur në Kosovë dhe që u arrestua vitin e kaluar në Malajzi, u dënua këtë të premte nga një gjykatë federale e Aleksandrias, në Virxhinia. Më herët gjatë këtij viti, ai u bë i pari person i dënuar në Shtetet e Bashkuara për shkak të akuzave për piratim kompjuterik dhe terrorizëm.

Ferizi mundi të vidhte të dhënat e një kompanie private dhe siguroi emrat, fjalëkalimet e adresave “e-mail” dhe numrat e telefonave të më shumë se 1.300 personave, të cilët zotëronin adresa me mbarimin “.gov” dhe “.mil”. Xhihadistët e Shtetit Islamik i publikuan këto emra, shoqëruar me kërcënimin për sulme ndaj tyre.
ardit24

Prokurorët kërkuan dënimin maksimal ndaj tij prej 25 vitesh heqje lirie, por avokatët mbrojtës të Ferizit thanë se ai nuk përbën ndonjë kërcënim serioz, ndaj dhe kërkuan vetëm 6 vite dënim.

Prokurorët federalë thanë se Ardit Ferizi ka përdorur emrin e koduar “Th3Dir3ctorY” dhe ka drejtuar një grup të hakerëve të njohur si “Kosova Hacker’s Security”.

Në gusht të vitit të kaluar, një pjesëtar i Shtetit Islamik me emrin Junaid Hussain postoi në rrjetin social “Tëitter” një mesazh që përmbante një lidhje me një dokument më të gjatë. Në të thuhej: Ne jemi në postat tuaja elektronike dhe sistemet kompjuterike, duke parë dhe duke regjistruar çdo lëvizje tuajën. I kemi emrat dhe adresat tuaja. Ne po nxjerrim të dhënat tuaja të besueshme dhe po ua japim informacionet ushtarëve të Kalifatit, të cilët së shpejti, me lejen e Allahut, do të godasin kokat tuaja në tokat tuaja”.

ardit-ferizi-the-kosovo-hacker-arrested-in-malaysia-in-october-of-last-year-for-alleged-connections-to-isis