Ballina Bota Rusia nxjerr “të vërtetën e madhe”: Shtëpia e Bardhë mbron ISIS-in

Rusia nxjerr “të vërtetën e madhe”: Shtëpia e Bardhë mbron ISIS-in

SHPËRNDAJE

Rusia akuzon SHBA-të se po mbrojnë ISIS-in. “Nëse më parë kishim dyshime se Al-Nusra Front është e mbrojtur në këtë mënyrë, tani, pas sulmeve ajrore të sotme në ushtrinë siriane kemi ardhur në një përfundim vërtetë të tmerrshëm për të gjithë botën: Shtëpia e Bardhë është duke mbrojtur Shtetin Islamik”,- tha dje për “Rossiya 24” zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Moska ka thirrur një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që goditën forcat siriane, duke vrarë 62 ushtarë dhe plagosur 100 manaferra, ka njoftuar sot Ministria e Jashtme ruse.

Ministria e Jashtme ka kërkuar edhe shpjegim të plotë dhe të detajuar nga Uashingtoni lidhur me incidentin.

Moska theksoi se është shqetësuar nga sulmi ajror amerikan që shënjestroi njësitë e ushtrisë, të cilat ishin duke luftuar militantët e Shtetin Islamik.

Ministria shtoi se pala ruse kurrë nuk është njoftuar për planet e SHBA-ve për të kryer bombardime në zonën Deir ez-Zor.

Ministria e jashtme ruse ka theksuar se sulmet ajrore amerikane kundër forcave qeveritare siriane rrezikojnë marrëveshjen siriane të armëpushimit të arritur mes Moskës dhe Uashingtonit më 9 shtator.

Më herët gjatë ditës së sotme, Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se katër sulme kundër pozicioneve siriane janë kryer nga katër avionë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA.