Ballina Sport “Rusi 2018”, De Biazi: Me Lihtenshtejnin, ndeshje e vështirë

“Rusi 2018”, De Biazi: Me Lihtenshtejnin, ndeshje e vështirë

SHPËRNDAJE

Në Shqipëri pritet me kërshëri lista e të grumbulluarve për ndeshjet me Lihtenshtejnin dhe Spanjën të vlefshme për eleminatoret e Rusi 2018, por ndërkohë Xhani De Biazi e prek paksa temën e ndeshjeve të radhës së kombëtares teksa flet për gazetën torineze “Tuttosport” që e ka intervistuar për një opinion në lidhje me skuadrat italiane të impenjuara për Europa League. De Biasi paralajmëron për sfidën me Lihtenshtejnin ndërsa shprehet:

“Kemi një seri ndeshjesh, e para mund të duket e lehtë por nuk është e tillë, pastaj do të përballemi me Spanjën që është rikthyer në nivelin e pak viteve më parë dhe ka lojtarë të mëdhenj në organikë. Niveli teknik i futbollistëve të kombëtares spanjolle është i jashtëzakonshëm, ashtu sic janë dhe vetë lojtarët, duke nisur nga Diego Kosta te David Silva apo Xhordi Alba”.

Më pas edhe një tjetër konfirmim besnikërie në drejtim të kombëtares, me De Biazin që pyetjes nëse është e vërtetë se mund të shkonte te Dinamo e Zagrebit sic u përfol pak ditë më parë, i përgjigjet në këtë mënyrë:

“Nuk pata asnjë telefonatë nga ta, pastaj unë kam një kontratë me Kombëtaren Shqiptare, jam i kënaqur që drejtoj kombëtaren dhe synoj ta respektoj këtë impenjim”.