Ballina Të tjera Arsimi Rritet interesimi i të rinjve për studimet jashtë vendit

Rritet interesimi i të rinjve për studimet jashtë vendit

SHPËRNDAJE

Të rinjtë nga Maqedonia po intereson gjithnjë e më shumë që arsimin e tyre ta zhvillojnë jashtë vendit. Italia dhe Spanja janë ndër vendet ku studentët përmes programit Erazmus Plus të Bashkimit Evropian largohen, për të zhvilluar njohuritë e tyre. Rreth 200 të rinj nga vendi brenda vitit shkojnë për trajnim jashtë vendit.

“Mesatarisht brenda vitit kemi rreth 200 studentë që largohen jashtë vendit dhe kjo shifër ndryshon varësisht nga dëshira e studentëve se sa kohë do të qëndrojnë jashtë vendit, gjegjësisht sa kohë do të studiojnë jashtë Republikës së Maqedonisë meqë kanë zgjedhje prej tre muaj deri në një vit”, tha Darko Dimitrov, Agjencia kombëtare për programe arsimore evropiane.

Trajnimet jashtë vendit për vitin 2017 do të jenë të kapshme për një numër të madh të studentëve për shkak se buxheti i programit është rritur dukshëm.

“Veçanërisht dua të potencoj se buxheti që do të jetë i kapshëm, përmes këtij programi për vitin e ardhshëm është praktikisht më i madhi deri tani dhe arrin 6.25 milionë euro që paraqet rritje për 78,5 për qind në krahasim me buxhetin për vitin fillestar 2014”, u shpreh Spiro Ristovski, zëvendësministër i Arsimit.

Ky program i përfshinë të gjitha segmentet e arsimit dhe edukimit deri te studimet pas diplomimit. Për të marrë mjete mund të aplikojnë universitete, shkolla, organizata joqeveritare dhe kompani për anëtarët e tyre dhe ata të pajisen me njohuri dhe instrumente përmes të cilave do të mund t’i zhvillojnë institucionet.

Bojana Simonoviq