Ballina Bota Refugjatët, Trump: Kërcënim edhe për cilësinë e jetës

Refugjatët, Trump: Kërcënim edhe për cilësinë e jetës

SHPËRNDAJE

Donald Trump e përshkroi kërcënimin e paraqitur nga refugjatët sirianë jo vetëm çështje që lidhet me terrorizmin, por edhe me cilësinë e jetesës.

Deklarata e bërë në një tubim në Ohaio, përshkallëzon retorikën e Trump për rrezikun që ai mendon se i kanoset vendit nga pranimi i refugjateve. Fjalimi i kandidatit për shtëpinë e bardhë vjen në momentin kur presidenti aktual Barack Obama ka premtuar se vendi do te kthehet në një strehë të sigurte për mijëra emigrante.

“Ne kemi pranuar mijëra njerëz pa asnjë plan shqyrtimi, praktikisht ne nuk dimë se kë kemi mes nesh, ju e keni parë se çfarë ndodhi”, u shpreh Trump.

Por në fakt SHBA ka një program të gjatë shqyrtimi të refugjatëve për ata që hyjnë nga Siria, procedura të cilat zgjasin deri në 2 vite. Edhe Ahmad Khan Rahami, i akuzuari kryesor për bombat në New York, hyri që fëmije në Amerikë dhe pas disa vitesh organizoi një sulm të planifikuar. Por terrorizmi nuk është shqetësimi i vetëm për republikanin.

“Plani i Hillary Clinton pretendon të sjellë në 620,000 refugjatë në mandatin e parë. Plani i saj do të kushtojë $ 400 miliardë në aspektin e shpenzimeve të mirëqenies dhe kostove të jetesës – mendoni pak edhe për këtë. Kjo nuk është vetëm çështje terrorizmi, por edhe një çështje e cilësisë së jetës. Ne duhet të sigurohemi që po pranojmë njerëzit që mbështesin të njëjtat vlera sikurse ne”, shtoi Trump.

Loading...