Ballina Shëndeti Pse lëngjet e pasura me sheqerna dhe karbohidrate na shëndoshin

Pse lëngjet e pasura me sheqerna dhe karbohidrate na shëndoshin

SHPËRNDAJE

Qenia njerëzore mund të mbijetojë edhe një muaj pa ngrënë, por mund të jetojë vetëm pak ditë, mbase tri ose katër ditë, pa pirë ujë. Kjo ndodh sepse lëngjet janë të domosdoshme për organizmin dhe nuk mund të prodhohen nga vetë organizmi, por mund të merren vetëm nga jashtë. Lëngjet nevojiten jo vetëm për të ruajtur ekuilibrin e organizmit, por nevojitet për të ruajtur temperaturën e trupit, ndihmon në shpërbërjen e substancave të ndryshme në organizëm, ndihmon për nxjerrjen e lëndëve të padobishme nga trupi, djersitjen dhe frymëmarrjen e lëkurës. Nevoja ditore për ujë është rreth 30-40 mililitra për çdo kilogram peshë trupore dhe kjo sasi mund të merret duke pirë apo me anë të ushqimeve. Frutat dhe perimet janë shumë të pasura me ujë, kështu që personat të cilët hanë fruta dhe perime gjatë ditës kanë më pak etje krahasuar me ata persona të cilët marrin më tepër proteina e përbërës të tjerë dhe te këta persona metabolizmi ka nevojë për sasi më të madhe uji.

Të pish: Mes mitit dhe së vërtetës

Sukot e ananasit dhe të rrushit mendohej se shpërbënin yndyrnat. Në të vërtetë nuk ekzistojnë substanca të cilat mund të shpërbëjnë yndyrnat. Yndyrnat e depozituara në trup në formë dhjami nuk shpërbëhen as me lëng ananasi apo rrushi, dhe as me prodhime farmaceutike apo masazhe. Por këto yndyrna mund të metabolizohen dhe të përdorën për të prodhuar energji, pra të konsumohen në aktivitet fizik, duke balancuar hyrjet e kalorive me daljet. Çaji i gjelbër për të cilin është dëgjuar të flitet kohët e fundit si për një ilaç shumëfunksional, në të vërtetë i ka disa cilësi shumë të mira. Kjo substancë parandalon oksidimin e kolesterolit të dëmshëm dhe ndihmon në rigjallërimin e qelizave muskulore.

Sukot e frutave mund të shëndoshin?

Sukot apo lëngjet e frutave të përgatitura në kushtet e shtëpisë me fruta të freskëta janë shumë të domosdoshme dhe bëjnë mirë për shëndetin. Ato janë të pasura me kripëra, vitamina dhe fibra. Por është tjetër gjë të flasim për suko të përgatitura industrialisht. Nuk do të thotë aspak se lëngjet e frutave të përgatitura në mënyrë industriale bëjnë keq, por në përgjithësi ato përmbajnë shumë sheqerna dhe jo të këshillueshme për një dietë të plotë. Prandaj, nëse duhet të shmangim shëndoshjen dhe obezitetin duhet t’i largohemi dëshirës për të konsumuar shpesh lëngje frutash, sidomos ato industriale. Lëngjet nuk janë si uji, i cili ka 0 kalori. Sipas studimeve të bëra, është theksuar se uji natyral është më i dobishëm se ai që shitet i ambalazhuar.

Çfarë shkakton pamjaftueshmëria e lëngjeve dhe ujit

– Probleme tretjeje

– Lëkurë të thatë dhe zë të ngjirur

– Ngadalësim të organeve trupore

– Probleme me mbajtjen e ujit

– Dhimbje muskujsh

– Dhimbje kyçesh

– Rritje e toksinave (helmeve) në trup

– Metabolizëm i dobët i yndyrave të trupit

– Dhjamë të tepërt

– Muskuj të dobët dhe formë të keqe trupore

– Kapsllëk të përhershëm

Loading...