Ballina Kronika Përplasen disa makina në rrugën Gostivar – Kërçovë, ka të plagosur, njëri...

Përplasen disa makina në rrugën Gostivar – Kërçovë, ka të plagosur, njëri me plagë të rënda (FOTO)

SHPËRNDAJE

Sot pasdite rreth orës 16:30, në rrugën Gostivar-Kërçovë në afërsi të Novo Sellës ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilën dy persona janë shtruar në spital.

Njëri prej tyre (J.A.) është  me lëndime të rëndë, ka frakturë në kokë, transmeton TetovaSot. Të dy persona sëpari janë paranuar në spitalin e Gostivarit dhe njëri prej tyre është transferuar në klinikat e Shkupit.

Në aksident janë përfshirë tre makina, “Mercedes” me targa të Ohrit drejtuar nga 66-vjeçar  A.A. nga Struga, “Mercedes” me targa të Shkupit drejtuar nga shtetasi turk A.A. 43 vjeçar, i cili ishte në qëndrim të përkohshëm në Veleshtë dhe automjeti tjetër “Seat Ibiza” me targa të Shkupit, që nuk është dëmtuar.

Sipas informatave paraprake, Mercedesi me targa të Shkupit që udhëtonte për në Gostivar, dhe Mercedesi me targa të Ohrit, i cili është përplasur dhe është përmbysur, ishte drejtuar për në Kërçovë.

Policia ka dal në vend ngjarje dhe po kryen hetimin dhe gjithçka që lidhet me aksidentin./TetovaSot/

Loading...