Ballina Bota Pentagoni: Vritet në Siri ministri i Informacionit të ISIS-it

Pentagoni: Vritet në Siri ministri i Informacionit të ISIS-it

SHPËRNDAJE

Pentagoni ka deklaruar që në një sulm ajror nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbetur i vdekur një nga liderët më të lartë të Shtetit Islamik, Wa’il Adil Hasan Salman al-Fayad, në Siri.

I njohur si “Dr Wa’il” ai ka bërë mbikëqyrjen dhe prodhimin e videove të cilat kanë paraqitur ekzekutime të ndryshme, si dhe cilësohej si ministër i informacionit në IS.

Pentagoni ka deklaruar që sulmi ajror ka ndodhur në afërsi të qytetit Raqqa më 7 shtator.

Fayad ishte bashkëpunëtor i afërt i strategut të IS, Abu Muhammad al-Adnani, i cili është vrarë muajin e kaluar. Viktima, konsiderohet nga agjencitë sekrete p[erëndimore si regjsori i videove të ekzekutimit të pengjeve nga ana e Shtetit Islamik.

Loading...