Ballina Kronika Nusja 15-vjeçare nga Saranda, denoncon vjehrrin për ngacmim

Nusja 15-vjeçare nga Saranda, denoncon vjehrrin për ngacmim

SHPËRNDAJE

Një vajzë vetëm 15 vjeçe do të procedohet në gjendje të lirë për kallëzim të rremë. Vajza banuese në Sarandë, ka kallëzuar penalisht vjehrrin e saj, 59-vjeçarin me iniciale K.Xh, por më vonë ka ndryshuar mendim. Kujtojmë, se vajza është e martuar në një moshë kaq të re.

“Më datë 18.09.2016, u referuan materialet për shtetasen E.H, vjeç 15, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se, ka bërë kallëzim të rremë për vjehrrin e saj shtetasin K.Xh, vjeç 59. Neni 305 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.

Çfarë parashikon ky nen i Kodit Penal?

“Kushdo që, gjatë hetimit, i pyetur nga një oficer i policisë gjyqësore që të japë informacionin e duhur, jep të dhëna, me gojë ose me shkrim, që ai i di se janë, tërësisht ose pjesërisht, të rreme apo fsheh fakte ose prova, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Dispozitat e këtij neni nuk janë të zbatueshme në rast se akti është kryer në çdo fazë të procedimit penal nga një person i dyshuar ose i pandehur për veprën penale ose nga dikush, që duhej të ishte përjashtuar nga kërkesa për informacion apo për të dëshmuar, për çdo arsye të ligjshme, ose që nuk ishte paralajmëruar për të drejtën për të mos dëshmuar apo për t’iu përgjigjur pyetjeve”, thuhet në nenin 305 të Kodit Penal.

Loading...