Ballina Bota Nis lufta! 24 bombardues shkatërrues i drejtohen ISIS në Irak, bashkohet dhe...

Nis lufta! 24 bombardues shkatërrues i drejtohen ISIS në Irak, bashkohet dhe Franca

SHPËRNDAJE

Franca ka nisur sulmet ajrore kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Irak nga aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle.

Një numër avionësh luftarakë Rafale nisën operacionin e tyre në orët e para të së premtes.

Sipas Agjencisë së Lajmeve AFP, që citon një oficer, avionët do të marrin pjesë në sulmet në Mosul, një bastion i Shtetit Islamik në Irak.

Charles de Gaulle, aeroplanmbajtësja e vetme e Francës, u vendos në këtë rajon në Shtator.

Radioja franceze RTL tha se do të jenë 24 avionë që do të marrin pjesë në operacionin e ditës së sotme, duke kryer përafërsisht një nisje çdo 3 minuta.

Ky është misioni i tretë i koalicionit të drejtuar nga SHBA kundër ISIS në Irak dhe Siri që prej Shkurtit të vitit 2015, kur Franca nisi operacionet e saj ushtarake pas sulmeve në Paris.

Loading...