Ballina Aktualitet Nipi i Abdilaqim në mesin e 10 të pasurve në Maqedoni (Tabela)

Nipi i Abdilaqim në mesin e 10 të pasurve në Maqedoni (Tabela)

SHPËRNDAJE

Elemdin Ademi, nipi i sekretarit të përgjithshëm të BDI-së, Abdilaqim Ademi është në mesin e 10 shqiptarëve më të pasur në Maqedoni.

Ai figuron në këtë listë të përpiluar nga kompania evropiane për pasuri “X Welt”, si pronar i kompanisë Screenmedia, kompanisë ndërtimore Eurovia, dhe aktivitete tjera, që sipas mediave kanë lidhur me këtë edhe emrin e Abdilaqim Ademit, që është njëri nga funksionarët e pandryshuar të BDI-së, që nga hyrja e saj në pushtet.

Këto janë dhjetë multimilionerët më të mëdhenj shqiptarë në Maqedoni. Ata janë pronarët e kompanive më të mëdha ose kanë një numër të madh të aksioneve. Kompania kërkimore evropiane për pasuri “X Welt “njoftoi se Maqedonia ka 35 multimilionerë. Sipas hulumtimit pasuria e tyre është me vlerë totale prej 4 miliard dollarëve. Portali Shqipmedia ju sjell listën me 10 emrat e milionerëve shqiptarë në Maqedoni, sipas “X Welt”. Listën e udhëheqë Nazif Destani (djali i Lazim Destanit), pronar i Ecologut. Nipi i Abdilaqim Ademit është Elmedin Ademi i cili me kompaninë e tij është radhitur në pozitën e 10-të. Ai në këtë listë figuron si pronar i firmës së reklamimit Screen Media, si dhe firmës së ndërtimit Eurovia, distribucione pije, detergjente.

Ja lista me dhjetë shqiptarët më të pasur në Maqedoni:

 

  1. Nazif Destani, Tetovë – (Ecolog, Nd Group)
  2. Enver Maliqi, Shkup – (Gemak, investime ne patundeshmeri, hoteleri, cigare, pije )
  3. Xhemail Dauti, Shkup –  ( Dauti Komerc, rrjet supermarketesh, distribuim dhe ekskluzivitete te ndryshme)
  4. Muharem Murtezani, Shkup – (Alma m, distribuim i Nestle dhe Wrigley )
  5. Nuhi Aliu, Shkup – (Euro Aktiva, tregti me hekur, pompa benzine, investime ne patundëshmëri)
  6. Adnan Memetali, Tetovë – ( Pofiks )
  7. Shefki Idrizi,  Tetovë – ( Renova, Qendra Tregtare Rem Mall )
  8. Arben Abdurrahmani, Tetovë – ( Veze Sharri, Lecker dhe Elektroshari )
  9. Naser Ibishi, Tetovë – (firma e ndertimit Nb Kompani, investime ne patundeshmeri, tregti me materijale ndertimore)
  • Elmedin Ademi, Tetovë – (firma reklamimit Screen Media, firma ndertimit Eurovia, distribucione pije, detergjente )
Loading...