Ballina Bota New York Times pozicionohet pro Hillary Clintonit për Presidente të ShBA

New York Times pozicionohet pro Hillary Clintonit për Presidente të ShBA

SHPËRNDAJE
Gazeta e përditshme amerikane, New York Times, është pozicionuar krejtësisht në përkrahje të kandidatës demkorate për Presidente, Hillary Clinton. Pozicionimin e kanë bërë përmes një editoriali ku kanë përmendur arsyet e këtij veprimi. Kanë shkruar se Clinton posedon kualifikimin, përvojën, inteligjencën dhe guximin për të udhëhequr me Amerikën dhe botën
Duke shtuar se ajo është më e kualifikuar se rivali i saj republikan Donald Trump, për t’u përballur me sfidat që ka vendi, transmeton Express.
“Përkushtimi jetësor për t’i zgjidhur problemet në botën e vërtetë e kualifikon Hillary Clintonin për këtë punë, dhe vendi duhet ta sjellë atë në këtë punë,” ka shkruar New York Times për ish sekretareshen amerikane të Shtetit dhe senatoren nga Neë York.
Loading...