Ballina Shkenca Nëntë leksione shkencore për jetën e përditshme

Nëntë leksione shkencore për jetën e përditshme

SHPËRNDAJE

Nga shtërngimi i përkryer i dorës, tek metoda më e mirë e studimit; nga mënyra si hahet një hamburger tek zgjedhja e dhuratës së duhur, nga prerja e tortës tek… Shkencëtarët na zbulojnë truket për gjërat e jetës së përditshme. Por a kanë të drejtë?

1. Si hahet një hamburger

Ndodh më shpesh nga sa mund ta mendojmë ne, që shkenca shqyrton zakonet tona të përditshme. Për shembull gjëra në dukje të thjeshta, si ngrënia e një hamburgeri. Meqë ra fjala, e dinit se ekziston një mënyrë e duhur për ta mbajtur atë në duar, pa u bërë pis me njolla? Programi televiziv japonez “Honma Dekka” i kërkoi një inxhinieri, një dentisti dhe një eksperti të mekanikës së lëngjeve për ta zbuluar. Përgjigja mbërriti pas katër muajsh:hamburgeri duhet të mbahet me të dyja duart, me gishtin e madh dhe atë të vogël të dorës në pjesën e poshtme, dhe tre gishtat e mesëm tek hamburgeri. Duhet ta mbani fort, por pa e shtërnguar shumë. Dhe pastaj… kafshojeni

2. Si të shtërngoni duart me dikë

Sipas studiuesve të Universitetit të Mançesterit, ekzistojnë 12 faktorë kyç që e bëjnë të përsorur një shtrëngim duarsh:para së gjithash është e nevojshme që lëkura e dorës juaj të jetë e thatë dhe e freskët. Me dorën e djathtë duhet të mbuloni krejtësisht dorën e personit tjetër dhe ta shtëngoni në mënyrë të vendosur, por pa e tepruar me forcën. Pastaj, shkundeni 3 herë, por shpejt: shtrëngimi i duarve duhet të zgjasë vetëm 2- 3 sekonda. Ndërkohë duhet të ruani kontaktin me sy, buzëqeshni natyrshëm, dhe përdorni një frazë të tipit “kënaqësi që po ju takoj”.

3. Dhurata më e mirë

Çfarë duhet dhuruar? Sipas Universitetit të Jeilit që një dhuratë të jetë e pëlqyer, duhet t’i përgjigjet disa tipareve të veçanta. Më shumë se sa e shtrenjtë, e çuditshme por e vërtetë, ajo duhet të jetë… praktike. Ai që merr një dhuratë, vlerëson në fakt në mënyrë të veçantë përshtatshmërinë dhe lehtësinë e përdorimit. Për shembull gjatë studimit, studiuesit morën në konsideratë atë që është me e mirë se një darke në një restorant italian, dhe zbuluan se ata që e pranuan, preferonin një restorant më pak prestigjioz, por më afër shtëpisë. Dhe prakticiteti është arsyeja pse sipas studiuesve, paratë janë një nga dhuratat më të vlerësuara (pavarësisht se etiketa sugjeron të kundërtën).

4. Si t’i pjekim biskotat

Kendra Najberg, sudiuese në Universitetin e Kalifornisë, ka punuar me një shef kuzhine për të hartuar disa këshilla të pagabueshme mbi përgatitjen e biskotave:i doni më të ngjitshme? Shtoni dy gota miell. I pëlqeni me një ngjyrë të bukur kafe? Gradoni temperaturën e furrës të paktën 180 gradë. Nëse i keni qejf të buta, shtoni çerek luge pluhur pjekje lievito dhe çerek luge sodë buke. Më të trasha dhe më pak krokante? Ngrini brumin për 30 apo 60 minuta para se të piqet:në këtë mënyrë forconi gjalpin, i cili do të përhapet më pak gjatë gatimit.

5. Mënyra me e mirë për të studiuar

Nëse s’ka shumë kohë që keni përfunduar studimet apo keni fëmijë në moshë shkollore, lodhja e studimit dhe rikujtimi i gjithçkaje është diçka e mirënjohur. Kush e di, ndoshta në kohën tuaj do të qe e dobishme të dinit rezultatet e studimit të studiuesve në Universitetit Shtetëror të Kentit, të cilët pasi shqyrtuan 10 metodat më të zakonshme të studimit, mbërritën në përfundim se mënyra më e mirë është të shpërndahet studimi në kohë ose të praktikohet një temë leksioni. Por funksionojnë mirë edhe ushtrimet dhe pyetësorët mbi gjërat e sapomësuara. Pak ose aspak, sipas psikologëve, shërben nxjerrja në pah përmbajtjes më të rëndësishme të një teksti, si dhe mësimi përmes mbajtjes së shënimeve përmbledhëse. A nuk është edhe për ju kështu?

6. Si të nxirrni keçapin nga shishja e qelqit

E çuditshme, por e vërtetë:në rast se ka një substancë që tërheq interesin e shkencëtarëve është pikërisht salca e kuqe që vendosim tek hamburgeri dhe patatet e skuqura:gjysmë e lëngshme, gjysmë e ngurtë, ajo ka prirjen të bllokojë grykën e shishes, duke e bërë të pamundur daljen jashtë. Një truk për të zgjidhur këtë problem është shkundja e shishes, deri kur grimcat e lëngshme dhe ato të ngurta të keçapit të mos përzihen me njëra-tjetrën. Por shpejti kjo mund të mos jetë më e nevojshme:shkencëtarët në Massachusets Institute of Technology në Boston, kanë krijuar një substancë të quajtur LiquiGlide, e cila funksionon si lubrifikues për lëngjet. Mjafton t’ia shtosh një shishe keçapi (ose manikyrit të thonjve), për të garantuar që lëngu brenda të dalë jashtë pa probleme.

7. Si të pihet një pilulë pa shumë mundim

Sipas Meri Popins, mjafton vetëm pak sheqer. Por shkencëtarët në Universitetin e Heidelbergut në Gjermani, kanë një tjetër sugjerim:mbushni me ujë një shishe plastike elastike, vëndoseni pilulën në gjuhë, shtërngoni grykën e shishes me buzë dhe “thithni” një gllënjkë ujë pa hequr buzët nga shishja. Në fund gëlltisni ujin së bashku me pilulën, pa hezituar.

8. Si pritet një tortë (dhe të ruhet për më vonë)

Në vitin 1906 shkencëtari Frensis Galton i shkroi një letër revistës “Natura”, për të shpjeguar se cila është mënyra më e mirë për të prerë një tortë, kur nuk keni ndërmend ta konsumoni të gjithën në moment. Ndarja në feta trekëndore? Mund të jetë e kollajtë, por kjo e ekspozon brendinë e tortës ndaj ajrit, dhe me kalimin e kohës e bën atë të ndenjur. Truku (shih foton) qëndron në prerjen e një shiriti drejtkëndor në qendër të tortës, në mënyrë që dy gjysmërrethët të bashkohen për të formuar një tortë të vogël. Kjo do të shmangë ekspozimin e brendisë së tortës ndaj ajrit, dhe do të ruajë freskinë.

9. Si të përgatisni çajin

Dhe s’mund të mungonte një metodë e pagabueshme për përgatitjen e çajit:sipas Shoqërisë Mbretërore të Kimisë, teksa vloni ujin në një enë, vendosni disa lugë me ujë në një ibrik qeramike çaji. Kur uji në zjarr është gati të arrijë pikën e vlimit, fusni ibrikun e çajit në furrën me mikrovalë për një minutë, dhe menjëherë hidhni ujin që ka mbetur në brendësi të tij. E bëtë? Tani hidhni nga një lugë çaji çaj (për çdo filxhan) në ibrik dhe derdheni ujin. Përzjejeni, dhe lëreni të fermentohet për 3 minuta. Mund ta na thoni më pas se si doli…