Ballina Aktualitet Nënçmohet prokurorja Katica Janeva, detyrohet përsëri ta lëshojë mbledhjen (Video)

Nënçmohet prokurorja Katica Janeva, detyrohet përsëri ta lëshojë mbledhjen (Video)

SHPËRNDAJE

Prokurorja speciale publike Katica Janeva e ka lëshuar seancën e Këshillit të Prokurorëve Publik (KPP), me arsyetimin se ndaj saj kryhet mobing dhe se prokurorët e kanë pyetur për gjithçka, por jo për raportin.

Janeva ka deklaruar para gazetarëve se përgjithësisht është e kënqaur me seancën, pyetjet, prezantimin e raportit, por bën të ditur se pyetjet drejtuar saj, të cilat i konsideron si nënçmim në bazë personale, e kanë detyruar që ta lëshojë seancën.

katica

Janeva është akuzuar nga anëtari Zoran Sulejmanov, për joprofesionalizëm dhe moskryerje të obligimeve të saj, duke shtuar se prokurorja Janeva i plotëson kushtet që Këshilli të kërkoj ndërrimin e saj.

Loading...