Ballina Shëndeti Mjeku italian: Vitin e ardhshëm realizohet transplanti i parë i kokës

Mjeku italian: Vitin e ardhshëm realizohet transplanti i parë i kokës

SHPËRNDAJE

Një mjek neurokirurg nga Italia, i cili synon të realizojë transplantin e parë të kokës te njerëzit, është shprehur se ka planifikuar ta bëjë eksperimentin, të ngjashëm me atë të Frankenshatjnit, duke rianimuar trupat njerëzore për të provuar teknikën e tij. Serxhio Kanavero, drejtues i Grupit të Avancuar të Neurokirurgjisë në Torino dhe bashkëpunëtorët e tij, mendojnë se mund të jenë gati të realizojnë transplantin e parë të kokës gjatë vitit të ardhshëm.

Në të njëjtën kohë, mjekët kanë bërë të ditur se do të testojnë nëse është e mundur të lidhet palca kurrizore e një koke me një trup tjetër. Në testet që do të bëhen do të realizohen stimulime të sistemit nervor me ngarkesa elektrike.

Ndërkohë, një individ, i cili është ofruar vullnetarisht për të patur transplantin e parë të kokës, ka bërë të ditur se e dashura e tij është kundër këtij operacioni.

vladimir-spiridov doktori