Ballina Opinione Mero Baze: Importimi mbetjeve është Kapitullimi politik i qeverisë Rama…

Mero Baze: Importimi mbetjeve është Kapitullimi politik i qeverisë Rama…

SHPËRNDAJE

Nga Mero Baze:

Argumentet financiare dhe teknike për industrinë e riciklimit të metaleve, kanë egzistuar dhe në vitin 2013. Për mua janë bindëse dhe është katastrofë financiare për ata që kishin ndërtuar planet e biznesit, bazuar tek lënda e parë në shumicë importi për këtë industri. Disa fonderi të ricikluesve shqiptarë dhe më pas disa fabrika më moderne, ndërtuar para vitit 2013, u gjendën vërtet para falimentimit, nga vendimi i papritur ekstrem i qeverisë së Edi Ramës, ditën e parë të punës së tij si kryeministër.

Nuk kam asnjë vrejtje për ato argumente pasi janë të vlefshme si atëhere dhe tani.

Problemin e kam me faktin, se vendimi ekstrem i qeverisë Rama, kundër importit të cdo mbetjeje nga jashtë në të gjitha listat “e kuqe, “e verdhë dhe “jeshile”, ishte vendim politik dhe shikohej si vullnet politik.

E dinim dhe më 2013 se po bëntë një dëm të madh ndaj kësaj industrie, por një kryeministër kur merr një vendim të tillë politik, peshon dhe dëmin dhe përpiqet që me politika të tjera, ta zbus atë.

Tani përparësia që u jepet argumenteve teknike dhe financiare, para atyre politike nuk vlejnë. Ato janë të vërteta, por nuk na hyjnë në punë politikisht.

Qeveria e ka nisur këtë inciativë ekstreme si vullent politikë dhe tani është shumë e vështirë të argumentohet, se çfarë e ka ndryshuar vullneti politik.

Argumenti financiar dhe rreziku i flaminetimit të këtyre sipërmarrjeve është i vërtet, por ka egzistuar dhe atëhere kur u ndaluan.

Argumenti se procedura do të jetë transparente ka egzistuar dhe kur u ndaluan, dhe nuk është i ri.

Ndonjë ringjallje e madhe ekonomie për shkak të tyre nuk duket në horizont, por dhe nëse do të dukej, do të ishte e paqartë cfarë do fitonim dhe cfarë do humbisnim.

Mua më ka pëlqyer vendimi i dikurshëm i Edi Ramës, jo se kishte llogjikë ekonomike, por se na përshtatej si shoqëri e papërgjegjshme, që nuk vendosim dot standarte në asgjë që rrezikon jetën tonë.

Të mjafton të kesh qenë shikues i emisionit Fiks Fare këtë javë dhe shikon se ne nuk kontrollojmë dot ushqimet që hamë dhe përditë shikojmë se si na i gatuajnë qoftet me pisllëqe, si na i riciklojnë akulloret e shkrira, si mbushin ujin përrenjëve të papastër, si injektojnë hormone në perime, si fusin ilace jasht kontrollit në mishin e vogël etj. Shqipëria është kthyer në një laboratorë të papërgjëshëm zullumqarësh, që duan të fitojnë nga cdo gjë dhe me cdo kusht, pa vrarë mendjen përse i duan ato lek dhe cfarë po i bëjnë vendet të tyre. Për këtë arsye më ngjiti shumë në vitin 2013, vendimi për të mos lejuar improtin në asnjë rrthanë, pasi është nga ato vendimet që të bën të ndjehesh i sigurt, kur je i paaftë.

Nuk është si lejimi i pjesëshëm i listës së mbetjeve kryesisht atyre metalore, do na rikthej gjëmën, pasi kështu kemi qenë dhe para 2013, por do na rikthej makthin dhe pasigurinë për ato mbejtje, që do të vijnë. Është e kot të japësh tani leksione se cfarë standarti kontrolli do ketë dhe si duhet bërë. Ne jemi vend pa standarte dhe gjithkush që e lë rrugëzgjidhjen tek standartet, është duke e hequr përgjegjësinë nga vetja. Në thjeshtë do importojmë disa mbetje që u duhen ricikluesve tanë, të vendosin në kapacitet fabrikat e tyre, që kanë tre vite që nuk punojnë . Dhe jemi në dorë të tyre sa i përket cilësisë së importit.

Pra kryesore në këtë debat, nuk janë argumente teknike dhe as argumentimi shkencor, përse disa fabrika kanë nevojë për mbetje.

Kryesore në këtë debat, është, pse qeveria hoqi dorë nga politika për tu marrë me llogjikë ekonomike në këtë cështje?

Dorzmi i saj politik, është një kambanë alarmi, pasi nuk justifikohet nga asnjë llogari financiare. Të dorëzosh 9 muaj para zgjedhjeve , pa qenë nevoja, një nga kuajtë e betejës tënde politike, pa ta kërkuar njeri publikisht, por vetëm për argumenta teknike dhe financiare, është ose guxim i madh, i cili ose vjen nga një ndjesë e thellë për dëmin që i ke shkatuara biznësmenëve, ose nga një indiferencë e madhe për atë cfarë u ka premtuar qytetarëve.

Por meqë vendimi i parë i Edi Ramës, frenoi referendumin kundër plehrave në Shqipëri, pasi e bëri të panevojshëm, rikthimi i këtij vendimi së paku ti hap rrugë referendumit, që të mos ngelemi pa përgjigje politike.

Loading...