Ballina Bota “Meranti” – 11 viktima pas tajfunit në Kinë, evakuime dhe dëme të...

“Meranti” – 11 viktima pas tajfunit në Kinë, evakuime dhe dëme të shumta (VIDEO+FOTO)

SHPËRNDAJE

Tajfuni Meranti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Kinë, teksa deri më tani konfirmohen 11 viktima. Në bazë të të dhënave zyrtare, raportohet se afro 330.000 persona janë evakuar ndërkohë që 1.6 milionë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Ky ishte tajfuni më i fortë që ka goditur Kinën që prej vitit 1949.

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën ndërkohë që dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në Kinë pasi tajfuni Meranti, i cili është edhe më i fuqishmi i regjistruar në botë gjatë këtij viti, goditi pjesën juglindore të vendit.

Zyrtarët njoftuan se afro 330.000 persona janë evakuar, ndërkohë që 1.6 milionë banesa kanë mbetur pa enegji elektrike.


Sipas të dhënave meteorologjike, ky ishte Tajfuni më i fortë që ka goditur vendin që prej vitit 1949.

Në shumicën e qyteteve të rajonit juglindor ka patur përmbytje masive të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderushme në infrastrukturë. Mediat kanë transmetuar edhe këto pamje duken efektet e tajfunit.

Aktualisht situata po shkon drejt normalizimit në shumicën e qyteteve të prekura.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë dalë menjëherë në terren për t’iu ardhur në ndihmë banorëve.

Ata kanë nisur edhe operacione kërkim shpëtimi, pasi shumë persona janë shpallur të humbur.

Prioritet në këtë aksion do të jenë të moshuarit, pasi ata e kanë edhe më të vështirë për të reaguar ndaj vështirësive.

Ndërkohë, nuk përjashtohet skenari i rritjes së bilancit të viktimave.

1

1a

2-8

4-9

5-8

car-crushed-moss_091616043200

china-typhoon_647_091616043755-647x356

csfdobawyaauc44

csfdqvnumaarjqy

csfx1wbwgaauie6

Loading...