Ballina Bota Mbledhja e OKB – SHBA akuzon Rusinë për “barbarizëm” në Siri

Mbledhja e OKB – SHBA akuzon Rusinë për “barbarizëm” në Siri

SHPËRNDAJE

Ambasadorja amerikane në mbledhjen e OKB-së ka akuzuar Rusië për barbarizëm gjatë bombardimit të qytetit sirian Alepo.

Në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Samantha Poëer tha se Rusia  kishte thënë gënjeshtra  në lidhje me sjelljen e saj në Siri.

Ajo tha se Rusia dhe regjimi sirian “po hedhin në mbeturina atë që ka mbetur nga qyteti ikonik i Lindjes së Mesme”.

Rusia tha se forcat siriane ishin duke u përpjekur për të tërhequr terroristët nga Alepo ndërkohë që dëmtojnë sa më pak civilë të jetë e mundur.

Ambasadori Vitaly Churkin nuk tha që forcat ruse ishin të përfshira.

Por tha se sjellja e paqes në Siri tani “ishte një objektiv pothuajse i pamundur”.

Ai gjithashtu akuzoi grupet e armatosura për sabotimin e armëpushimit.

ctjgjgwxgaa59gi

ctjglowxeaa9mto

Loading...