Ballina Kronika Masakër në SHBA, burri vret gruan në shtëpi, djalin në kolegj dhe...

Masakër në SHBA, burri vret gruan në shtëpi, djalin në kolegj dhe në fund veten

SHPËRNDAJE

Autoritetet amerikane kanë njoftuar sot se një burrë e ka vrarë gruan e vet në shtëpinë e tyre në Maryland, dhe pastaj ka shkuar me makinë në periferi të Washingtonitm, ku ka vrarë të birin 19-vjeçar dhe veten.
Zyra e sherifit e Harford Country ka njoftuar se oficerët të cilët kishin shkuar për një kontroll në banorët e një shtëpi në Del Air të mërkurën në mbrëmje kanë gjetur të vrarë 48-vjeçaren Zarqa Siddique.

Zyrtarët thonë se burri i saj, Nasir Siddique 57-vjeçar, ishte identifikuar si i dyshuar por nuk gjendej në shtëpi.

Ndërkohë, policia në Prince George’s Country thotë se oficerët e kanë gjetur trupin e Zarqa dhe të birit të tij 19-vjeçar afër në një parking afër kampusit të Universitetit të Maryland.