Ballina Aktualitet Luftë për gërshërë në BDI

Luftë për gërshërë në BDI

SHPËRNDAJE

Në afërsi të fshatit Gajre të  Dibrës dje u hap fabrika e ujit Maya, e cila është rezultat nga puna e koncesionerit të burimeve minerale – nëntokësore  ML-Gari,gjegjësisht investitorit kroat -kompania e Mali Losinj.

Fabrika për prodhimin e ujit të pijshëm në shishe  ndodhet përgjatë rrugës rajonale Boshkov Most-Burimi, vetëm 5 kilometra larg fshatit ekologjikisht të pastër Gajre . Investimi fillestar arrinte vlerën prej 300,000 euro, ndërsa vlerësimi prej  7,7 milion  ka arritur në 14 milionë euro për kohëzgjatjen 3 vjet të procesit të implementimit.

Në mungesë të rezultateve të veta, BDI ka tentuar të përvetësojë këtë investim, ku kanë marrë pjesë që nga kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti, e deri te kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata. Siç tregon kjo foto, është zhvilluar një garë e vërtetë mes funksionarëve të kësaj partie se cili do të arrijë i pari te gërshërët dhe është fat i madh që asnjëri prej tyre nuk i ka prerë gishtat.

Që të jetë skandali edhe më i madh, BDI e ka postuar këtë ngjarje në faqen e vetë zyrtare, kurse ministri i ekonomisë Driton Kuçi ka thënë se ky investim është rezultat i “politikave tona”.

“Ceremonia e sotme është rezultat përfundimtar i të gjitha përcaktimeve dhe politikave tona  dhe ky investim është i një rëndësie të madhe jo vetëm për Gajren dhe Dibrën, por për të gjithë rajonin perëndimor drejt zhvillimit ekonomik të balancuar dhe të qëndrueshëm”, theksoi ministri Kuçi duke shtuar se me vet faktin që investimet dhe eksportet janë shtyllat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Republikës së Maqedonisë është mjaft e rëndësishme që uji i prodhuar në këtë fabrikë dedikohet kryesisht për eksport, e përcaktuar tashmë kryesisht për vendet fqinje, vendet arabe, Kroacinë dhe Rusinë.” Është veçanërisht e rëndësishme përkushtimi për cilësi dhe standarde të larta, kështu që u përfitua  ujë me kualitet të lartë premium prodhuar nga teknologjia më moderne , e cila e bën konkurrente serioze në tregun e stërholluar global”, shtoi Kuçi .

 

Në emër të kompanisë Mali Losinj para të pranishmëve foli  Kujtim Deari : “Investimin që sapo filluam nga themelet para rreth tre vjetësh ,sot,duke falenderuar dy investitorëve nga Republika e Kroacisë , z. Dashmir Abdi dhe z. Branimir Kojiq  kjo fabrikë morri karakterin e një objekti më modern , më bashkëkohor dhe teknologjikisht më e pajisur në Maqedoni dhe në rajon . ”

Ministri për investime të huaja Goran Mickovski theksoi rëndësinë e ujit si burim i së ardhmes , rëndësia e të cilit është shumë e madhe .”Për ekonominë tonë , megjithatë, është veçanërisht e rëndësishme që investimet të rriten vazhdimisht , dhe kjo do të thotë krijimin e vendeve të reja të punës , duke kontribuar kështu në zvogëlimin e papunësisë dhe rritjen e standardeve jetësore” tha Mickovski.

Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, ishte konfuz nw paraqitjen e tij. “Asnjë investitor  as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë probleme administrative në Dibër . Të gjithë janë të mirëpritur dhe të gjitha janë në dispozicionin tuaj”, ka thwnw Lata.

Përndryshe, numri aktual i 25 të punësuarve , sipas paralajmërimeve të investitorit duhet shumë shpejt të rritet , dhe prodhimi ditor i ujit në shishe mund të arrijë deri në 200,000 litra pas 8 orësh punë.

 

Përveç kësaj, fakti se klima e përgjithshme e biznesit në vend është e favorshme për tërheqjen e investitorëve të huaj, vëmendje e veçantë i është kushtuar promovimit të sektorëve të veçantë përfshirë ato të burimeve minerale ,të cilat i kemi në një numër solid si vende të mundshme për dhënien e koncesioneve për shfrytëzimin e ujit termomineral dhe atij termal.

Në mesin e shumë të ftuarve në inaugurimin e fabrikës “Maya” dhe këtë histori të suksesshme të investimeve  ishin Ambasadori i Republikës së Kroacisë, Danijela Barisic, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti, si dhe disa ministra dhe përfaqësues të jetës politike dhe të biznesit.