Ballina Opinione Lubonja: Edi Rama po instalon në Shqipëri diktaturën

Lubonja: Edi Rama po instalon në Shqipëri diktaturën

SHPËRNDAJE
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja me anë të një shkrimi të gjatë në gazetën “Panorama”, ka shkruar në lidhje me instalimin e filozofisë autoritare në vendin tonë, kryesisht pas zgjedhjeve në Dibër, ku fjalimi i deputetit të PS-së, Sadri Abazi, pavarësisht se u shoqërua me tone të theksuara të humorit në rrjetet sociale, në njëfarë mënyre; paralajmëroi instalimin e putinizmit në Shqipëri.

Lubonja shkruan se me putinizëm në Shqipëri nënkuptoi një sistem, që edhe pluripartiak, nuk garanton rotacion pushteti sepse partia më e madhe, gjithë duke ruajtur fasadën e një vendi që shkon në votime, sundon e vetme nëpërmjet kontrollit të ekonomisë, të medieve, të shoqërisë civile, të drejtësisë.

“Putinizmi ka si background historik vende që kanë dalë nga diktaturat, ku sundon mendësia autoritariste, që kanë prirjen t’i ikin lirisë, dhe që kanë hyrë në sistemin kapitalist pa përvojë vetorganizimesh sociale politike si formë rezistence ndaj pushtetit”,- shkruan ai.

Sipas tij, instalimi i putinizmit në Shqipëri, heq mundësinë për të korrigjuar me votë gabimet në rritje të mazhorancës sunduese; të cilat vijnë duke u rritur së bashku me arrogancën e liderit të saj.

“Duke pretenduar përfaqësimin e të gjithëve, putinizmi ndërton një kastë të paprekshmish që pengon atë që quhet mobilitet social, demokracinë lirinë dhe në raste ekstreme mund të çojë në diktatura fashiste”,- shkruan Lubonja.