Ballina Kryesore Lotaria amerikane/ Rregulli i ri dhe data zyrtare për të aplikuar

Lotaria amerikane/ Rregulli i ri dhe data zyrtare për të aplikuar

SHPËRNDAJE

Dalin udhëzimet për procedurat që duhet të ndiqen për gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë për Lotarinë Amerikane. Nëse doni të mos skualifikoheni që në fillim kini parasysh të mos përdorni fotot që i keni përdorur në aplikimet e shkuara dhe të mos dini në foto me syze.

Ambasada Amerikane njofton gjithë të interesuarit se Udhëzimet për Regjistrimet për Lotarinë DV-2018 janë publikuar.

“Mos përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht. Regjistrimet për DV-2018 fillojnë më 4 Tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë”- njofton Ambasada.

Rregullat e Aplikimit

http://https://www.scribd.com/document/324903897/Si-te-aplikoni-per-lotarine-amerikane#from_embed

Për Lotarinë DV-2017, Përgatitja për Intervistë

Jeni përzgjedhur? Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.

Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit.

Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs.

Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata. Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin.

Loading...