“Liria nuk është asgjë, përveçse një shans për të qenë më mirë”. Urtësia e Albert Kamysë

“Liria nuk është asgjë, përveçse një shans për të qenë më mirë” “Mos ec prapa meje; mund të mos udhëheq. Mos ec përpara meje; mund...


“Liria nuk është asgjë, përveçse një shans për të qenë më mirë”
“Mos ec prapa meje; mund të mos udhëheq. Mos ec përpara meje; mund të mos ndjek pas. Thjeshtë ec krah meje dhe bëhu miku im”
“Nuk do të jesh asnjëherë i lumtur, nëse vazhdon të kërkosh se ku konsiston lumturia. Nuk do të jetosh asnjëherë, nëse po kërkon kuptimin e jetës”
“E vetmja mënyrë për të përballuar një botë jo të lirë, është që të bëhesh kaq absolutisht i lirë, saqë vetë ekzistenca jote të jetë një akt rebelimi”
“Vjeshta është një pranverë e dytë, kur çdo gjethe është një lule”
“Po çfarë është lumturia, përveçse harmonia e thjeshtë mes një njeriu dhe jetës që ai bën?”
“Ka vetëm një problem filozofik, dhe ky është vetëvrasja”
“Në thellësinë e dimrit, më në fund mësova se brenda meje kishte një verë të pamposhtur”
“Intelektuali është dikush, mendja e të cilit sheh vetveten”
“Një shtyp i lirë, sigurisht, mund të jetë i mirë ose i keq, por është e sigurtë që pa lirinë, shtypi do të jetë absolutisht i keq”
“Asgjë nuk është më e neveritshme, se sa respekti i bazuar tek frika”
“Ata, të cilëve u mungon kuraja, do të gjejnë gjithmonë një filozofi për ta justifikuar”
“Bujaria e vërtetë ndaj të ardhmes qëndron në të dhënit gjithçka për të tashmen”
“Perënditë e kishin dënuar Sizifin që të ngjiste vazhdimisht një gur në majë të malit, ndërkohë që më pas, guri do të binte poshtë prej peshës së tij. Ata kishin menduar, krejt me arsye, se nuk ka ndëshkim më të frikshëm, se sa puna e kotë dhe e pashpresë
“Rebelimi nuk mund të ekzistojë pa ndjesinë se diku, në një farë mënyre, ti je i justifikuar”
“Nevoja për të patur të drejtë, është shenjë e një mendjeje vulgare”
“E keqja në botë, pothuajse gjithmonë vjen prej injorancës, dhe qëllimet e mirë mund të bëjnë po aq keq sa edhe qëllimet e këqinj, nëse atyre u mungon dija”
“Cdo akt rebelimi shpreh një nostalgji për pafajësinë dhe një apel për thelbin e qenies”
“Askush nuk e kupton që, disa njerëz harxhojnë një sasi të jashtëzakonshme energjie, thjeshtë për të qenë normalë”
“Asnjë kauzë nuk justifikon vdekjet e njerëzve të pafajshëm”
“Njeriu është e vetmja krijesë që refuzon të jetë ai që është”
“Në çdo qoshe rruge, ndjesia e absurditetit mund ta godasë njeriun në fytyrë”
“Ata që shkruajnë qartë kanë lexues, ata që shkruajnë paqartësisht, kanë komentatorë”
“Të gjithë revolucionet modernë kanë përfunduar me një fuqizim të pushtetit të shtetit”.

Related

Aforizma 7668855038184386090

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item