Ballina Aktualitet Maqedoni LËVIZJA BESA: MINISTRIA E EKONOMISË I AVANCON MAQEDONASIT DHE I ANASHKALON SHQIPTARËT!

LËVIZJA BESA: MINISTRIA E EKONOMISË I AVANCON MAQEDONASIT DHE I ANASHKALON SHQIPTARËT!

SHPËRNDAJE

Inspektorati Shtetëror i Tregut, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, një ministri e udhëhequr tradicionalisht nga BDI-ja, kësaj radhe ka hapur konkurs me ngritje në detyrë përudhëheqës sektori për qytetet e Shkupit, Shtipit (me qytetet Koçanë, Vinicë, Dellçevë, Berovë, Sveti Nikollë, Probishtip), Strumicës (me qytetet Gjevgjeli, Radovish, Vallandovë), krejt kjo në kohën kur inspektoratet shtetërore të tregut të Tetovës dhe Strugës tashmë 5 vite udhëhiqen nga ushtrues detyre pa vendim pune.

Për këtë arsye e pyesim ministrin e Ekonomisë se deri kur do të poshtërohen kështu administratorët shqiptarë dhe pse ata, ndonëse me shumë përvojë pune, nuk avancohen? A është i vetëdijshëm ai se si ndjehen administratorët shqiptarë, të cilët janë lënë në mëshirë të fatit dhe janë krejt të pambrojtur?

Nisur nga kjo, Departamenti i Ekonomisë i Lëvizjes BESA konstaton se mosavancimi i shqiptarëve nga Ministria e Ekonomisë dëshmon se partia shqiptare në pushtet është vetëm kukull në Qeveri dhe ajo implementon politika të VMRO-së dhe shefit të saj Nikolla Gruevski.

Në gjithë këtë poshtërim vetëm një lajm është i mirë për administratorët shqiptarë – po afrohen zgjedhjet dhe administratorët shqiptarë përfundimisht do të kenë mundësi ta shpëtojnë veten prej këtij nënçmimi. Ne i sigurojmë administratorët shqiptarë se me ardhjen e Lëvizjes BESA në pushtet ata do të avancohen sipas meritave dhe do të gjejnë një krah të fuqishëm në luftën e brendshme institucionale.