Ballina Suplement Intervista Kush qëndron pas ISIS-it? Libri-investigues që akuzon SHBA-të

Kush qëndron pas ISIS-it? Libri-investigues që akuzon SHBA-të

SHPËRNDAJE

Gazetari dhe ish-agjenti i KGB-së Daniel Estulin, në librin e tij të fundit, “ISIS spa”, drejton gishtin kundër Amerikës dhe analizon lidhjet e grupeve terroriste me ato të narkotrafikut

Kush është vërtet pas Shtetit Islamik? E nis me këtë pyetje të Daniel Estulin, gazetari lituanez (por me origjinë ruse), i famshëm për hetimet e tij gazetareske kontroverse dhe kandidat i çmimit “Pulitzer 2014”.  Në librin e tij “ISIS spa”, që del nesër për “Sperling and Kupfer”, nuk lë asnjë pa shënjestruar. Dhe drejton gishtin tek superfuqitë si SHBA dhe Britani e Madhe, të akuzuara se janë përpjekur të përfitojnë nga terrorizimi.

Estulin, gjatë hetimit të tij, lëshon akuza shumë të rënda. Shkruan për shembull, se qëllimi për të shkaktuar një luftë civile për të shkatërruar një vend dhe pastaj për ta kthyer të lirë, është aplikuar tashmë disa herë në Pakistan, Irak, Siri, në Afrikën myslimane, për të mos folur për rastin e Ukrainës që ndodhet në Europë. Dhe që Shteti Islamik në Irak dhe Siri (ISIS), është një mjet në shërbim të kësaj strategjie.

al-baghdadi-1

A keni prova për të mbështetur shpjegimet tuaja?

Kur botuesi im spanjoll ka marrë në duar tekstin, kishte frikën e nisjes së ndonjë procesi të mundshëm ligjor me pasoja. 200 dokumente që kam prodhuar në mbështetje të tezës sime, e kanë bindur nga soliditeti i shpjegimeve të mia. Deri më sot jemi nisur nga fakti që ne të Perëndimit, jemi të mirët dhe ISIS-i, të këqijtë. Por ka aspekte që duhet t’i konsiderojmë kur bëjmë këtë arsyetim. Në fillim që ISIS, është rezultati i politikave rajonale të aplikuara nga Britania e Madhe prej dy shekujsh. Dhe në radhë të dytë, që kërcënimi terrorist i ISIS-it dhe të grupeve pranë tij, janë themeli i doktrinës ushtarake të SHBA-ve dhe NATO-s. Doktrinë, e cila nën pretekstin e një mandati humanitar, justifikon “operacione anti-terrorizëm” në një shkallë globale. Kjo është një pyetje gjeografike dhe politike.

Autori, Daniel Estulin
Autori, Daniel Estulin

Ju jeni rus, keni punuar në kundërspiunazh për KGB-në. E dimë mirë se si loja “e fshehtë” e Rusisë ka përkuar me një rritje të arrogancës në skenë. Dhe kemi parë edhe se si objektivi i parë i Moskës, pavarësisht nga fjalët, është në mbështetje të plotë të Damaskut, më shumë se ndaj luftës kundër terrorizimit. Si po luan Moska në këtë lojë shahu?

Për të rrëzuar Asadin, Mbretëria e Bashkuar, suaditët dhe SHBA-të, po e çojnë planetin pranë një lufte bërthamore me Rusinë dhe Kinën. Për të hequr qafe Asadin, Barack Obama dhe padronët e tij, besojnë tek vetë terroristët, të cilëve iu besua në fillim rrëzimi i Ghedafit. Përfshirja e Al Nusras në listën e organizatave terroriste, është vetëm hi në sy. Të mos harrojmë se opozita siriane e Asadit, e përçarë nga mediat perëndimore si një alternativë e mirë e diktatorit despotik, është gati. Po jo vetëm. Oligarkitë amerikane, në bashkëpunim me Londrën dhe Riadin, kanë instrumentalizuar terrorizimin islamik për të kryer operacione sekrete kundër Rusisë, sidomos në Çeçeni dhe në zona të tjera të Kaukazit. Normale që një superfuqi si Rusia të reagojë.

Gjunjëzimi i ISIS-it do të thotë fund të financimeve. Nga ku mbërrijnë paratë për Kalifatin?

Pa dyshim, terroristët që janë stërvitur dhe armatosur në Afganistan dhe kanë marrë pjesën më të madhe të parave nga monarkitë e Gjirit, Arabisë Saudite, Kuvajtit e Katarit në veçanti. Anglezët kanë përgatitur politikën, përcaktuar mjetet për ta përshtatur dhe përgatitur terrenin, duke mbrojtur dhe mbështetur terroristët, por paratë kanë ardhur gjithnjë nga Arabia Saudite. Dubai është porta e hyrjes në botën e terroristëve, të mafies së drogës, të trafikantëve të armëve dhe të skemave të skllavërisë, si me qëllim seksual, ashtu edhe për forcë pune. Pikërisht aty, në fund të viteve ’90, Osama Bin Laden, mori përmes “Dubai Islamic Bank” një fond prej 50 milionë dollarësh me burim financiar saudit; pikërisht atu A.Q.Khan, trafikant i teknologjisë nukleare pakistaneze, vepronte i pashqetësuar fare; aty Dawood Ibrahim, eksponent i spikatur i krimit të organizuar, financoi atentatin e frikshëm në Mumbai në nëntor 2008; prej andej erdhën narkomiliardat afgane drejt terroristëve.

danieli-209x320

Sa të forta janë lidhjet e grupeve xhihadiste me narkotrafikun?

Rruga e re e kokainës niset nga Kolumbia, kalon në Nigeri (ku Boko Haram e kontrollon në mënyrë tranzitore) dhe në fund përfundon në Spanjë. Ekonomia në lidhje me trafikun e armëve dhe të drogës, shkon në një xhiro prej 2 miliardë dollarësh në vit dhe përfaqëson “bazën logjistike të terrorizimit të ri ndërkombëtar. Nga fushat e opiumit afgan, te plantacionet e kokainës kolumbiane, legjionet aktuale të luftërave jo-konvencionale, mbijetojnë ose bien në bazë të “logkistikës së thellë” të fitimeve të lidhura nga armët dhe droga.

Përgatiti: E.A.