Ballina Aktualitet Kosovë Krasniqi: Jemi popull i vogël për t’i pasur dy shtete (Video)

Krasniqi: Jemi popull i vogël për t’i pasur dy shtete (Video)

SHPËRNDAJE

Në emisionin “Komiteti Qendror”, që drejtohet nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express, që transmetohet në RTV Dukagjini – kryetari për çështje kombëtare i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka folur për çështjen e bashkimit të trojeve shqiptare.

Krasniqi ka thënë që bashkimi i trojeve shqiptare ka qenë qëllimi i secilit, mirëpo tani është koha kur dy shtetet shqiptare duhet të konsolidohen fillimisht si shtete të së drejtës.

“Ne jemi popull i vogël me pak pasuri për t’i pasur dy shtete, dy parlamente, dy ushtri e shumëçka tjetër”, ka thënë Krasniqi, i cili përkrah bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm.

“Gjatë gjithë këtyre viteve Kosova dhe Shqipëria nuk kanë pasur vullnet që të bashkohen në disa sfera të rëndësishme, si në ekonomi apo arsim, para se ato të bashkohen në diplomaci”, ka thënë Krasniqi në “Komiteti Qendror”.

I pyetur se si i sheh ai takimet ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku Rama flet në emër të shtetit të Kosovës, Krasniqi ka thënë se “jo vetëm Edi Rama, por asnjë nga politikanët shqiptarë nuk duhet të mendojnë që t’i forcojnë pozitat e tyre personale, por të vendit dhe të kombit në përgjithësi”.

Loading...