Ballina Aktualitet Rajoni KORRUPSIONI i Prokurorit/Sekuestrohet kaseta e emisionit, shoqerohet dhe prezantuesi Saimir Kodra.

KORRUPSIONI i Prokurorit/Sekuestrohet kaseta e emisionit, shoqerohet dhe prezantuesi Saimir Kodra.

SHPËRNDAJE

Oficerë të Policisë Gjyqësore kane shoqeruar ne fund te emisionit prezantuesin Saimir Kodra te emisionit “Stop”. Qëllimi I vizitës së tyre në këtë orë të vonë të mbrëmjes ka qenë sekuestrimi I materialeve filmike që emisioni Stop transmetoi në emisionin e sot, ku një oficer I Policisë Gjyqësore I identifikuar si Fatos Lusha kërkonte para për mbylljen e një çështje në hetim në ngarkim të prokurorit Ardian Braho, duke marrë si shpërblim 18 mijë euro.

Bashke me matrealet ata kane shoqeruar dhe prezantuesin Kodra.

Pak pas publikimit të videos së përgjimit mbi prokurorin e Tiranës, Ardian Braho nga emisioni “Stop”, gazetari Leonard Bakillari ka bërë një reagim ku sulmon drejtuesin e emisionit, Saimir Kodra.

Bakillari shprehet se, Kodra ka njohje personale me prokurorin dhe vetëm pak kohë më parë i ka kërkuar atij një nder. Sipas gazetarit, Braho ia ka bërë nderin por pa shkelur ligjin.

“Madje jo vetëm pak por ata kanë ruajtur miqësinë dhe shpesh takoheshin”, shkrua Bakillari.

Loading...