Ballina Aktualitet Maqedoni Konferencë “Përballje me korrupsionin dhe shteti i robëruar në Evropën Juglindore”

Konferencë “Përballje me korrupsionin dhe shteti i robëruar në Evropën Juglindore”

SHPËRNDAJE

Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) dhe rrjeti rajonal Udhëheqësia për zhvillim dhe integrim në Evropën Juglindore (SELDI) sot dhe nesër në Shkup organizojnë forum rajonal për politika për qeverisje të mirë dhe antikorrupsion në temë “Përballja me korrupsionin dhe shteti i robëruar në Evropën Juglindore”.

Niveli i presionit nga korrupsioni ndaj qytetarëve në vend nga Evropa Juglindore (EJL) është zvogëluar mesatarisht deri 26% në vitin 2016, por në disa vende ende ndikon ndaj çdo personi të dytë të rritur. Kjo është një prej pretendimeve kyçe që do të prezantohen në Forum. Hulumtimi, sipas kumtesës, tregon se te disa vende ka zvogëlim të blerjes, përderisa te të tjerët, keqësim shtesë të situatës. Veçanërisht shqetësuese, siç theksohet, është trendi i rritjes së mosbesimit në institucionet, duke e përfshirë edhe zgjerimin e BE-së, sepse njerëzit besojnë se sundon korrupsion i madh në vendet e tyre.

Në hapjen e konferencës është paralajmëruar fjalim i i ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i udhëheqësit për bashkëpunim të Delegacionit të BE-së në Maqedoni Nikolla Bertolini, përderisa fjalime hyrëse do të kenë zëvendës-ndihmës i sekretarit shtetëror për Evropë dhe Euroazi Aleksander A. Arvizu dhe i raportuesit për Maqedoninë, anëtar i Parlamentit Evropiane, Ivo Vajgëll.

Sesioni i parë është dedikuar në nxitjen e vullnetit politik për luftën kundër korrupsionit: rolit të shtetit dhe sektorit civil, ndërsa do të flasin Emina Nuredinovska, program i USAID-it për luftë kundër korrupsionit, QMBN, prokurorja speciale publike Katica Janeva dhe ish-ministri i Drejtësisë së Bullgarisë Hristo Ivanov.

Sesioni i dytë i dedikohet Përvojës së BE-së dhe vendeve nga EJL-ja në përballjen me korrupsionin: Këmbimi i përvojave dhe leksioneve për të ardhmen, përderisa i treti ka të bëjë me Mekanizmat për ndjekje të korrupsionit dhe shtetit të robëruar në EJL.

Konferenca do të vazhdojë edhe nesër

Loading...