Ballina Aktualitet KOALICIONET PARAZGJEDHORE, MUNDËSI E RE PËR BASHKIMIN E OPOZITËS

KOALICIONET PARAZGJEDHORE, MUNDËSI E RE PËR BASHKIMIN E OPOZITËS

SHPËRNDAJE

Pas hapit të parë që bënë dje Lëvizja Besa dhe Rilindja Demokratike Kombëtare e drejtuar nga Fadil Zendeli, me ndërmjetësim të Këshillit Opozitar, këta të fundit thanë se koalicioni është i hapur dhe bëhen përpjekje për zgjerimin edhe me partitë e tjera, raporton SHENJA.  Arianit Hoxha nga Këshilli Opozitar tha se janë të gatshëm që si këshill bisedimet t’ua lënë edhe vetë partive nëse ndonjë subjekt e sheh këshillin si pengesë, por ai tha se Këshilli nuk do të ketë asnjë pozicion në zgjedhjet e ardhshme.
“Këshilli Opozitar ka bërë ftesa publike disa herë që të ulen të gjitha forcat politike, gjithë faktorët politik dhe intelektualët, OJQ që të formohet një koalicion apo një bashkëpunim sa më i  gjërë që të mundet e keqja që ne e konsiderojmë se është ky pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI. Kemi qenë në kontakt edhe me partitë e tjera politike të cilat pa arsye, pa argumente e shohin si pengesë këshillin opozitar dhe ne jemi të gatshëm që ata që ju përgjigjën ftesës së këshillit opozitarë, ne e bëmë punën tonë, ne e treguam se ne nuk jemi palë, por ne jemi thjeshtë njerëz që ua mendojmë të mirën shqiptarëve dhe mendojmë se duhet të ketë bashkëpunim”, deklaroi Arianit Hoxha, Këshilli Opozitar.

Hoxha poashtu tha nuk do  jemi pengesë edhe në të ardhmen dhe poashtu do t’i lënë edhe partitë politike që edhe vetë të komunikojnë dhe të arrijnë marrëveshje bashkëpunimi.
Afrim Gashi nga Lëvizja Besa tha se tanimë kanë vendosur kontakte edhe me subjektet e tjera jashtë parlamentare shqiptare, por përveç tyre ai tha se koalicioni është i hapur edhe për intelektuale, organizata joqeveritare dhe të gjithë që duan të kontribuojnë për ndryshim në skenën politike shqiptare.
“Ne jemi të bindur, për shkak të rejtingjeve, për shkak të vullnetit të madh të shqiptarëve për ndryshim, ne jemi të bindur se çdo parti, ose Besa si parti do ta mund vetë BDI-në, por duke dashur që të krijohet një siguri më e madhe, ne prandaj jemi të gatshëm që të bëjmë dhe ta realizojmë një front sa më të gjërë opozitarë. Ne do të provojmë dhe në ndërkohë kemi kontaktuar edhe me subjektet e tjera opozitare, jemi në kontakt të vazhdueshëm me ato dhe do të shohim se si do të ecë ky proces deri në fund. Me rëndësi është se vullneti ekziston, dyert janë të hapura dhe do të mbesin deri në fund”, deklaroi Afrim Gashi nga Lëvizja BESA.
Sipas kreut të RDK-së, Fadil Zendeli, zgjerimi i koalicionit me subjekte të tjera ka qenë edhe temë bisedimesh në takimet me Lëvizjen Besa. Ai vlerëson se qëllimi për të luftuar të keqen e shqiptarëve duhet të jetë qëllimi kryesorqë subjektet të tejkalojnë veten dhe të bashkohen.
“Kemi qenë me një zë se duhet t’u ofrohet bashkëpunim edhe partive tjera, se si koalicionim do të jemi të hapur, që tu ofrohet mundësia e komunikimit, bisedimeve po edhe e bashkëpunimit edhe partive tjera jashtëparlamentare shqiptare. Është mendimi im por edhe si subjekt, që nëse të gjithë kemi vullnet të mirë, synime të përbashkëta se duhet të luftohet kjo e keqe e përbashkët që e kemi në skenën politike në Maqedoni, besoj se të gjithë mund ta tejkalojmë vetveten dhe mund të arrijmë deri te një marrëveshje më e gjërë dhe do ti përfshinte përveç RDK-së dhe Besës edhe subjektet e tjera”, deklaroi kryetari i RDK-së Fadil Zendeli.
Përndryshe, ky është edhe një tentim për bashkimin e partive shqiptare jashtëparlamentare në një front të përbashkët opozitar për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit. Nga Këshilli Opozitar dhe dy partitë që tanimë janë në koalicion, thonë se përpjekjet për zgjerim do të mbesin gjallë deri në çastet e fundit.

Loading...