Ballina Bota Kërkohet dëbimi i shqiptarit në Norvegji, dyshime se udhëheq një grup ekstremist

Kërkohet dëbimi i shqiptarit në Norvegji, dyshime se udhëheq një grup ekstremist

SHPËRNDAJE

Norvegjia kërkon dëbimin e shqiptarit: Po udhëheq një grup ekstremistësh islamikë Autoritetet norvegjeze i kanë dërguar një njoftim për dëbim nga vendi, shqiptarit nga Kosovai i cili është identifikuar si udhëheqës i grupit islamist “Komuniteti i Profetit” (Profetten Ummah) – grup nga i cili më parë është arrestuar ish-lideri Ubaydullah Hussain, nën akuzat për terrorizëm.

Siç raporton gazeta norvegjeze, TV2.no, Shanani më parë njihej vetëm me nofkën “Abu Arijon”, dhe nuk ishte identifikuar plotësisht. Ai është 28-vjeçar me nënshtetësi suedeze, por i lindur në Kosovë. Shanuni emigroi nga Suedia në Norvegji, më 1 janar të vitit 2009, transmeton Insajderi. Kosovari është lideri i grupit islamist “Phofeten Ummah” që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, duke zëvendësuar ish-udhëheqësin e këtij grupi, Ubaydullah Hussain, i cili është arrestuar nën akuzat për rekrutim të terroristëve për luftën në Siri.

TV2.no ka mësuar se policia norvegjeze e ka pasur prej kohësh në vëzhgim 28-vjeçarin kosovar, mirëpo të premten i ka dërguar atij një njoftim zyrtar për dëbim nga vendi. Policia e Norvegjisë pretendon se kosovari “konsiderohet kërcënim bazik për shoqërinë”. Shanuni, në anën tjetër, është duke e kundërshtuar dëbimin nga vendi. Ai në një prononcim për TV2.no, ka folur për akuzat ndaj ish-liderit të grupit që ai momentalisht po e udhëheq dhe akuzat për dëbim nga Norvegjia.

Çështja e Ubaydullah nuk na shqetëson neve. Mesazhi im personal është se unë nuk pranoj dëbimin, nëse keni diçka më shumë drejtohuni tek avokati im”, ka thënë kosovari i njohur si “Abu Arijon”. Ndërkaq, avokati i tij John Christian Elden ka thënë se klienti i tij refuzon të largohet nga vendi, për shkak se nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore