Ballina Kryesore “Jugohromi”, premtime të reja për zgjidhje

“Jugohromi”, premtime të reja për zgjidhje

SHPËRNDAJE

Ndërkohë që Jugohromi ngelet problemi më i madh për rajonin e Pollogut por jo vetëm, zëvendës ministri i Ekologjisë Stevo Temellkovski premton se ky problem do të zgjidhet shumë shpejtë. Lidhur me pyetjen e Alsat se a do të respektohen kësaj radhe afatet për ndërtimin dhe vendosjen e filtrave në këtë metalurgjik, ai për dallim nga ministri Bashkim Ameti, i cili shpesh u ka ikur këtyre pyetjeve, thotë se edhe përkundër vonesave ky problem do të zgjidhet përfundimisht. Në mbledhje të qeverisë u vendos që më së voni deri në fund të muajit tetor të marrë fund kjo çështje. Ndërkohë, Jugohromi është masa më e madhe kancerogjene që rrezikon shëndetin e banorëve ku për këtë kanë pasuar edhe protesta nga ana e qytetarëve.

jugoo-620x330

“Tash më punohet në mënyrë intensive për vendosjen e filtrave për pastrimin e tymit ndotës atje dhe besoj se deri më tani ka pasur disa probleme administrative rreth lejeve të ndërtimit, megjithatë besoj se do të arrijnë, ndoshta me vonesë por edhe me vonesë është mirë sepse vetëm ai kapacitet industrial na ka ngelur i pazgjidhur”, deklaroi Stevo Temellkovski, zv/ministër i ekologjisë.

Alsat-M