Ballina Kronika Ja si e goditi makinën e policisë i arrestuari me makinën “X6”...

Ja si e goditi makinën e policisë i arrestuari me makinën “X6” (Video)

SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka publikuar një video të personit të arrestuar pak ditë më parë teksa ka thyer postbllokun e policisë, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar.

I riu, i quajtur Bektash Muka, i arrestuar në datën 25.9.2016, ka bërë të njëjtin veprim edhe në muajin shkurt të këtij viti, duke goditur makinën e policisë.

Makina luksoze e tij përfundoi në murin rrethues të një banese te “Komuna e Parisit” në kryeqytet dy ditë më parë.

Gjatë kontrollit në makinën e tij, policia gjeti një pistoletë dhe kjo është arsyeja që 24-vjeçari nuk i është bindu urdhrit të skuadrës “Shqiponja” për të mos ndaluar.