Ballina Aktualitet Infrastruktura në Lagjen e Tophanës, si në kohën e mesjetës

Infrastruktura në Lagjen e Tophanës, si në kohën e mesjetës

SHPËRNDAJE

Ky udhëkryq që ndodhet jo më larg dy kilometra larg qendrës së Shkupit, i ngjan një rruge të harruar. Shoferët e automjeteve që frekuentojnë bulevardin “Makedonska Kosovska Brigada” përballen me vështirësi të shumta derisa kalojnë në anën tjetër të rrugës. Bulevardi në fjalë është i shkatërruar pothuajse në tërësi.

“Ngado që ecim rruga është katastrofë, kur shkon të mjeshtri i lyp 100-200 euro për shkak të këtyre gropave, rrugët nuk bëjnë hiç. Çdo ditë këtu jemi, mundohemi t’ju ikim por nuk kemi ku të kalojmë, patjetër të futemi në gropë”.

“Na pengon shumë jo pak, shiko sa gropë e madhe është. Mundohemi të ikim në të majtë ose në të djathtë, por për çdo ditë po hapet më shumë kjo gropë”.
Banorët e kësaj zone, ndjehen të harruar nga autoritetet kompetente. Ata thonë se shteti po investon në të gjitha vendbanimet e Shkupit, përveç se në komunën e Çairit.

“Rrugët janë katastrofë, nuk e di përse nuk po ndërtohen. Në qendër po ndërtojnë çdo gjë ndërsa këtu në Çair asgjë nuk është bërë. Unë nuk mund ta kuptoj se kush është përgjegjës për këtë, kryetari i komunës ose ai i qytetit të Shkupit. Askush nuk mendon për Çairin, vetëm në qendër ndërtohet”.
Disa nga vozitësit e makinave ankohen se nga gropat e shumta është rritur numri i aksidenteve ndërsa në rrezik po vihet edhe jeta këmbësorëve.

“Shumë keq, kush do ti paguaj amortizerët. Rrezik është edhe kalimtarët edhe për vozitësit”.

“Kujt nuk i pengon. Kush do ti paguaj dëmet e makinës. Gropat janë në çdo anë kurse na marin aq shumë para për ta regjistruar makinën. Mund të shkaktojmë aksident ose të shkelim njeri”.

Edhe përkundër përpjekjeve të shumta, autoritetet e qytetit edhe kësaj radhë zgjodhën heshtjen dhe nuk pranuan të japin sqarime pse është lënë në harresë kjo rrugë dhe nuk ndërmerret asgjë për ndërtimin e saj.

Melihate Rustemi